Kosova do të eksportojë miell edhe në Libi

Kosova do të eksportojë miell edhe në Libi, priten mbi 30 milionë euro në vit


Së shpejti eksporti kosovar do të rritet edhe për mbi 30 milionë euro në vit, pasi një prodhues i miellit ka gjetur partnerë në Libi.

Sigurimi i këtij eksporti do të krijojë edhe mbi 70 vende të reja pune, në fabrikën Universal Food.

Sasia e miellit që do të eksportohet drejt Libisë, është e konsiderueshme, thotë pronari i fabrikës në Fushë Kosovë, Ibrahim Aksoj. “Në fillim do të dërgojmë 10 mijë tonë në muaj, pra 120 mijë tonë në vit. Kjo ka me qenë kontratë 2-3 vjeçare”, tha ai.

Aksoj i cili e ka privatizuar fabrikën para 8 vitesh, thotë se eksporti drejt Libisë, do të krijojë edhe vende të reja pune. “Punëtorë teknikë kemi mjaft, por punëtorë të thjeshtë duhet me marrë për ngarkim shkarkim, të paktën 70-80 vetë”, ka treguar ky biznismen.

Shuma e eksportit drejt Libisë, është fascinonte për kushtet e Kosovës. “34 milionë euro në vit do të eksportojmë miell, vetëm për Libi”, tregon ai përfitimet që do të vijnë nga ky eksport.

Blerësit nga ky vend i Afrikës veriore, nuk kanë vendosur të blejnë miell për hatër, thotë Aksoj. “Kanë ardhur, e kanë kontrolluar kualitetin, e kanë kontrolluar ambalazhimin, ata janë pak me teke. Nëse nuk je i zoti nuk marrin, për respekt nuk punojnë”, tha pronari i fabrikës së miellit Ibrahim Aksoj, për Radio Kosovën.

Sasia e parë e miellit drejt Libisë sipas pronarit, do të nisë gjatë këtij muaji. Ndryshe, Aksoj është afarist i lindur në Pejë, por ka jetuar e krijuar familje në Turqi. Thotë se është kthyer në Kosovë, nga dashuria për atdheun.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0