Koronavirusi: a po qarkullojnë fake news më shpejt në rrjetet sociale? - Business Magazine Albania

Koronavirusi: a po qarkullojnë fake news më shpejt në rrjetet sociale?

Përditësime, supozime, konfirmime, mohime, zëra dhe thashetheme. Gjatë pandemisë së koronavirusit jemi bombarduar nga të dhëna, lajme dhe informacione, si të vërteta, edhe të rreme. Një fenomen që quhet infodemi, ose ndryshe qarkullimi i pakontrolluar i një sasie të tepruar informacionesh (madje jo të besueshme) që e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për publikun të orientohet te një temë specifike, koronavirusi.

Por, si jemi informuar që kur ka nisur pandemia? Kësaj pyetje i përgjigjet një ekip kërkuesish, me një studim që ofron një pamje të hollësishme të platformave sociale më të përdorura dhe temave më të kërkuara në muajt e pandemisë. Ndër rezultatet më domethënëse doli se fake news nuk përhapen me shpejtësi më të madhe sesa lajmet që vijnë nga burime të besueshme. Studimi është publikuar te Scientific Reports.

LEXO: Fake News është e shkuara, përgatituni për Deepfake

Termi infodemi përdoret për të theksuar rreziqet që lidhen me keqinformimin, që mund të përshpejtojnë përhapjen e epidemisë, duke ndikuar fuqimisht në sjelljen e njerëzve. “Për shembull, CNN përhapi lajmin mbi bllokimin e mundshëm të Lombardisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke e publikuar disa orë përpara komunikimit zyrtar”, – lexohet në studimin e ri. “Për pasojë, njerëzit u arratisën nga rajoni duke mbushur trenat e avionët dhe duke venitur nismën e qeverisë, për të frenuar epideminë”. Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur alarmin mbi infodeminë shqetësuese – sipas së cilës, menaxhimi i ndërlikuar i pandemisë është shoqëruar që në fillim nga e ashtuquajtura epidemia e informacioneve dhe nga përhapja e fake news mbi koronavirusin”.

Për të kuptuar se në çfarë mënyre përhapja e informacioneve mbi koronavirusin ka qarkulluar në këta muaj, kërkuesit e studimit të ri bënë një analizë krahasuese të aktivitetit të përdoruesve në pesë platforma sociale – YouTube, Instagram, Twitter, Reddit e Gab. Duke analizuar të dhënat e më shumë se 8 milionë komenteve dhe postimeve të lëna nga më shumë se 3.5 milionë përdorues në një hark kohor prej 45 ditësh (nga 1 janari deri më 14 shkurt), studiuesit analizuan interesin dhe përfshirjen e përdoruesve në temën e koronavirusit, duke vlerësuar evolucionin e bisedave me kalimin e kohës, në shkallë globale, për secilën platformë.

Për më tepër, ata përshtatën shpërndarjen e informacionit në çdo platformë te modelet e epidemisë. Rezultatet treguan se Gab, për shembull, është platforma sociale më e ndjeshme ndaj përhapjes së fake news. Studiuesit theksojnë se, megjithatë, informacionet nga burime të besueshme dhe informacionet nga burime jo të besueshme nuk regjistruan ndryshime të konsiderueshme në modelet e shpërndarjes. Të analizosh dinamikën mes përhapjes së informacioneve dhe platformave sociale është e rëndësishme për të kuptuar sjelljet sociale dhe për pasojë, për të zhvilluar strategji komunikimi më efikase gjatë pandemisë.

WIRED

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0