Fake News është e shkuara, përgatituni për Deepfake - Business Magazine Albania

Fake News është e shkuara, përgatituni për Deepfake

Deepfake, përveç që është një hyrje në një lloj të ri të manipulimit teknologjik superior dhe të sofistikuar, ai është edhe zëvendësimi i mundshëm i ardhshëm për bisedat e përgjuara, të cilat kulmuan në skenën botërore të intrigave politike përmes aferës Watergate.

Ndoshta rrallë kush ka mund të parashikonte skenën revolucionare nga filmi Forrest Gump, i xhiruar në vitin 1994, në të cilin personazhi kryesor është futur në pamjet origjinale arkivore si përshëndetet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy. Edhe pse kjo ndërhyrje filmike dhe manipuluese nuk u tregua shumë e rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të industrisë kinematografike, ajo paraqet një njoftim për atë që pas një çerek shekulli do të jetë rreziku më i madh për manipulime në jetën reale dhe kërcënim për integritetin moral të njerëzve. Ky është një fenomen i ri i njohur si deepfake.

Çfarë paraqet deepfake?

Shpërndarja e lajmeve të rreme, si një mjet politik, ka qenë prej kohësh një problem në diskursin bashkëkohor politik. Deepfake, si pjesë e lajmeve të rreme, po bëhet dukuri e zakonshme, e cila shpejt shpërndahet në internet, ku edhe për ekspertët është shumë vështirë ta shohin dallimin midis fotove apo videove autentike dhe të rreme, ndërsa konsumatorëve të rëndomtë gjithçka u duket e vërtetë. Deepfake, ashtu të themi, është super-armë e re e lajmeve të rreme, sepse tani, jo vetëm që është e mundur të shpërndahen dezinformacione, por ato duken edhe të besueshme.

Përkufizimi më i thjeshtë për Deepfake është se ai i përfaqëson mediat sintetike, në të cilit një person në një foto ose video ekzistuese zëvendësohet nga një personazh tjetër. Si një subjekt i lajmeve të rreme, Deepfake janë video dhe fotografi të modifikuara elektronike, që i ndryshojnë ose i simulojnë njerëzit dhe ngjarjet si dhe e përdorin fuqinë bindëse të mediave audiovizuale për të arritur efektin e tyre të rreme.

Ky term origjinën e ka nga fundi i vitit 2017, nga një përdorues i një rrjeti social për lajme dhe diskutime Reddit, i cili është firmosur me një emër të rrejshëm “deepfakes”. Ai, sikurse edhe anëtarët e tjerë të komunitetit Reddit, ka shpërndarë video të rreme të cilat i ka krijuar vetë. Kjo përfshinte shumë video të personave të famshëm të transferuara në trupat e aktoreve të videove pornografike.

Megjithatë, Deepfake nuk është një fenomen unik vetëm për vitet e fundit. Zbatimi i manipulimit me foto për qëllime politike daton që nga fillimi i shekullit 20, gjatë diktaturës së Stalinit në Bashkimin Sovjetik, kur politikanët të cilit ishin të refuzuar nga partia, rregullisht janë hequr edhe nga fotografitë, me të vetmin qëllim që të fshihen edhe historia zyrtare dhe memoria kombëtare. Rasti më i njohur ishin fotot me revolucionarin Trocki.

Nga ana tjetër, edhe personazhi kryesor në romanin e Orwelit “1984”, Vinston Smit, i cili ishte një zyrtar në Ministrisë e së Vërtetës, gjithashtu, ka punuar në fshirjen e tekstit dhe të fotove nga gazetat e vjetra të njerëzve që ishin në konflikt me Vëllain e Madh. Nëse marrim parasysh që romani “1984” është krijuar si rrëfim dhe pendim i George Orwell për të gjitha gjërat që i ka punuar si agjent i kolonisë angleze në Birmani, kurse pastaj edhe si gazetar në BBC, përfundimi i mundshëm do të ishte se manipulimi me fotografitë në të kaluarën nuk ishte e panjohur edhe për shërbimet perëndimore.

Si e ka paralajmëruar shpërbërjen e Jugosllavisë seriali televiziv “Dinastia”?

Në parim, ekzistojnë tre metoda për krijimin e Deepfake: së pari, shkëmbimi i fytyrës, së dyti, sinkronizimi i buzëve, dhe së treti, mjeshtër i kukullave. Metoda e shkëmbimit të fytyrës i transmeton tiparet e fytyrës nga një person në kokën e personit tjetër. Kjo, për shembull, i mundëson krijuesit të Deepfake të bëjë ndërhyrje të caktuara në fytyrën e personit të synuar, duke krijuar përshtypjen se ai ose ajo në mënyrë natyrore i kanë krijuar veprimet e tilla të fytyrës.

Një metodë më e përpunuar teknikisht është ajo për sinkronizimin e buzëve, ku vetëm simulohen lëvizjet e buzëve të personit të synuar, kështu që ato u përshtaten fjalëve të reja të shqiptuara. Kjo lejon manipulimin me video me të cilën personi i synuar e thotë atë që është e dëshirueshme. Megjithatë, ndonjëherë është e mundur të konstatohet se lëvizjet e buzëve nuk korrespondojnë gjithmonë me lëvizjet e tjera të fytyrës. Duhet pasur parasysh se kjo metodë nuk është një prerje e ashpër e buzëve të një personi tjetër, të cilat aplikohen si buzë të personit të synuar. Përkundrazi, goja autentike e subjektit të synuar bën lëvizje që e shqiptojnë fjalimin e dëshiruar.

Mjeshtri i kukullave ose marionetave është metoda më komplekse, e cila ende nuk është zhvilluar dhe përsosur plotësisht. Më atë nënkuptohet manipulimi me fytyrën e personit në video, me çrast plotësisht në mënyrë elektronike manipulohet me lëvizjet e tij ose të saj të fytyrës. Kjo do të thotë që jo vetëm zëri, por edhe të gjitha lëvizjet e fytyrës, mund të sintetizohen plotësisht. Shikuesi mesatar nuk mund të vërejë më kurrfarë manipulime, sepse lëvizjet e muskujve të fytyrës janë në harmoni të plotë me lëvizjet e gojës.

Para pak kohësh, në rrjetet sociale rajonale, u shfaq një video, një insert nga seriali i njohur amerikan, Dinastia, në të cilin aktorja Xhoan Kolins flet për Jugosllavinë dhe Serbinë. Shikuesit që lehtë manipulohen komentuan menjëherë se Aleksis e ka paralajmëruar shpërbërjen e Jugosllavisë qysh në fillimin e viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

Zaev dhe Ceca viktimë të Deepfake

Përveç për argëtim, Deepfake keqpërdoret edhe për manipulime për qëllime politike, si edhe për shantazh dhez hvatje .Në Merilend, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur një rast kur një i punësuar ka marrë një telefonatë me zërin e shefit të tij i cili ka kërkuar nga ai që të shkëmbejë të dhëna të rëndësishme. Megjithatë, zëri në telefon nuk ishte zëri i shefit të tij, por një imitim, që ka rezultuar me dëme financiare për kompaninë e tij. Një përdorim i ngjashëm për modifikimin e zërit u përdor edhe në intervistën në të cilën kryeministri Zoran Zaev flet me aktivisten Greta Tunberg.

Deepfake përdoret edhe për keqpërdorime në industrinë pornografike. Kjo nënkupton shantazhe me incizime të manipuluara në mënyrë elektronike, të cilat, gjoja, e tregojnë viktimën në situata komprometuese. Një nga yjet më të mëdhenj rajonal të turbofolkut, Ceca, së fundmi ishte shënjestra e një video incizimi të tillë.

Nëngrupi i Deepfake është krijimi i një identiteti artificial. Imazhet nga më shumë persona që ekzistojnë, kombinohen në mënyrë elektronike për të prodhuar imazhe të një fytyre të re, që nuk i përshtatet asnjë personi tjetër të gjallë. Identitete të tilla të reja, unike elektronike mund të përhapen në botën reale me CV-në dhe dokumentet biografike që mund të porositen përmes internetit. Personi i tillë më i famshëm artificial është me emrin Oliver Taylor, identiteti i të cilit është përshkruar si student në një universitet në Britaninë e Madhe.

Personi në fjalë ka publikuar qëndrime personale në disa gazeta dhe ishte aktiv në rrjetet sociale me tekste politike të angazhuara në mënyrë kritike. Duke eksploruar në internet, agjensia Reuters arriti të gjejë vetëm regjistrime të pakta për Taylor, kurse universiteti “i tij” nuk ka patur asnjë informacion për atë. Edhe pse shumë ekspertë janë pajtuar se fotografia “e tij” është Deepfake, megjithatë gazetat nuk i kanë fshirë artikujt “e tij”, madje as nuk i kanë larguar nga faqet e tyre. Ekziston frika se këto teknika janë fushë beteje e re në dezinformimin, dhe mund të përdoret edhe për raste kur përgatitet ndonjë operacion spiunimi.

A ka “shpëtim” nga Deepfake?

Zhvillimi i ardhshëm Deepfake do të na çojë në fazën teknologjike që nuk do të jetë më e nevojshme të jesh një ekspert kompjuteri apo teknik që të mund të manipulohet me sukses me foto dhe video, kurse pengesat teknologjike për prodhimin e Deepfake do të kapërcehen shumë më lehtë. Fatkeqësisht, demokratizimi i teknologjisë dhe i internetit ka sjellë një qasje të re e cila ka shfaqur dhe disavantazhet e tij, kështu që tani secili mund të krijojë Deepfake. Megjithatë, sado që duket e përsosur, është ende e mundur që të zbulohet në mënyrë elektronike një video me Deepfake, edhe pse nevojiten shumë përpjekje teknike. Universiteti Berkli në Kaliforni, aktualisht është duke punuar në zhvillimin e metodave të tilla.

Në parim, këto metoda të zbulimit bazohen në krijimin e modeleve tipike të lëvizjes për individët. Me fjalë të tjera, secili person e ka numrin e vet të lëvizjeve personale të kokës, gojës dhe muskujve, që u përgjigjen fjalëve të shqiptuara dhe rezultojnë se kanë lëvizje unike. Një skemë relativisht e saktë mund të llogaritet nga ky kombinimi faktorëve të ndryshëm.

Një tjetër mundësi teknike për kufizimin e efektit të videove me Deepfake është përfshirja automatike e nënshkrimit elektronik në shumicën e të dhënave të tjera kur fillimisht incizohet video ose fotografia. Në këtë mënyrë, origjinalet mund të certifikohen me të ashtuquajturin “numër unik i amzës”. Kjo teknologji, e quajtur “hash”, tashmë ekziston prej një kohe të gjatë, dhe përdoret me sukses në aplikime të ndryshme siç është: transferimi i të dhënave.

Ai mundëson, sa herë që ka ndonjë ndryshim në datotekën origjinale, në mënyrë automatike të ndryshohet edhe hash-i (numri i amzës), gjë që mund të sigurojë një tregues fillestar për manipulimin e mundshëm. Paralelisht me zhvillimin e instrumentit teknik, i cili, gjithnjë e më shumë, do të zhvillohet në luftën kundër Deepfake, duhet të ketë edhe një reagim përkatës për miratimin e masave rregullatorë dhe legjislative.

Në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada, tashmë ka një praktikë ligjore që e sanksionon Deepfake un, që nuk është me karakter zbavitës. Gjithashtu, duhet filluar edhe me një fushatë të gjerë për informimin dhe ngritjen e vetëdijes sociale dhe politike për mundësitë dhe rreziqet që vijnë nga kjo teknologji.

Përdoruesit e Internetit duhet të informohen se jo çdo video e postuar në mediat sociale është e vërtetë, pavarësisht se mund të duket kështu.  Me paraqitjen e Deepfake, rreziku kryesor që kërcënon njerëzimin është se mund të bjerë në epokën më drastike të manipulimit, në të cilën nuk do të jetë më e mundur të përcaktohet nëse përmbajtja e videove, fotove etj, është e vërtetë apo e rreme, çka tregon se mund të minohet koncepti themelor shoqëror, i ç ‘orientuar nga çfarë është e vërtetë apo e rreme.

RESPUBLICA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0