Koreja e Jugut zhvillon një ‘tatuazh elektronik’ që mund të paralajmërojë pacientët për probleme të mundshme shëndetësore - Business Magazine Albania

Koreja e Jugut zhvillon një ‘tatuazh elektronik’ që mund të paralajmërojë pacientët për probleme të mundshme shëndetësore

Koreja e Jugut zhvillon një ‘tatuazh elektronik’ që mund të paralajmërojë pacientët për probleme të mundshme shëndetësore

Banorët e Koresë së Jugut së shpejti mund të jenë në gjendje të mbajnë një pajisje brenda trupit të tyre në formën e një tatuazhi, e cila automatikisht i paralajmëron ata për problemet e mundshme shëndetësore, nëse projekti i një ekipi shkencor jep fryte.

Sipas mediave të huaja,studiuesit në Institutin e avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë (KAIST) në qytetin e Daejeon në jugperëndim të Seulit kanë zhvilluar një bojë elektronike tatuazhi të bërë nga metal i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionon si një bioelektrodë.

Dhe e lidhur me një pajisje elektrokardiograme (EKG) ose një biosensor tjetër, ajo mund të dërgojë një lexim të rrahjeve të zemrës së pacientit dhe shenjave të tjera jetësore si glukoza në një monitor.

Por studiuesit synojnë përfundimisht të jenë në gjendje të mos përdorin biosensors.

“Në të ardhmen, ajo që ne shpresojmë të bëjmë është të lidhim një çip pa tel të integruar me këtë bojë, në mënyrë që të mund të komunikojmë, ose të dërgojmë sinjalin midis trupit tonë në një pajisje të jashtme”, ka thënë udhëheqësi i projektit Steve Park.

Monitorues të tillë teorikisht mund të vendosen kudo, duke përfshirë edhe shtëpitë e pacientëve. foxnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0