Kongresmenia amerikane dhe Bill Gates bien dakord: Robotët janë ide shumë e mirë për aq kohë sa do të paguajnë taksa - Business Magazine Albania

Kongresmenia amerikane dhe Bill Gates bien dakord: Robotët janë ide shumë e mirë për aq kohë sa do të paguajnë taksa


Nuk duhet patur frikë nga robotët që vjedhin punët për aq kohë sa ju i taksoni ata. Miliarderi dhe kongresmenia social-demokrate bien dakord me këtë.

Duke gjykuar thjesht nga profilet e tyre publike, nuk do të mendonit se kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez dhe Bill Gates do të binin dakord për më shumë. Një social-demokratike, Ocasio-Cortez ka mbrojtur ligjin mbi taksimin e të ardhurave mbi 10 milionë dollarë në 70%. Gates është në mesin e amerikanëve që do të ndienin dhimbjen e këtij propozimi.

Lexoni: 10 zbulimet teknologjike të vitit 2019, sipas Bill Gates

Por, mesa duket kongresmenia dhe njeriu më i pasur në botë ndonjëherë bien dakord për tatimin mbi fitimin. Që të dy tani kanë dalë në favor të taksimit të robotëve që “vjedhin” punët e njerëzve.

Robotët po vijnë për punët tona? Mrekulli!

E pyetur nga një anëtar i publikut nëse ajo ishte e shqetësuar për faktin që Inteligjenca Artificiale do të zëvendësonte punonjësit (një raport i kohëve të fundit nga Oksford parashikoi se gjysma e punëve aktuale do të zëvendësohen brenda 25 viteve të ardhshme), Ocasio-Cortex u përgjigj: “Ne nuk duhet të ndihemi të përhumbur nga automatizimi i punës, nuk duhet të ndihemi të shqetësuar në lidhje me pagesat apo taksat, por duhet të emocionohemi nga kjo. Arsyeja pse nuk jemi të emocionuar nga kjo është sepse jetojmë në një shoqëri ku nëse nuk ke një punë, nuk mbijeton dot dhe ky është në thelb problemi ynë”.

Nëse gjërat bëhen siç duhen, automatizimi do të ishte emocionues, vazhdoi ajo duke thënë: “Ajo që mund të nënkuptojë është më shumë kohë për të edukuar veten, më shumë kohë për të krijuar artin, më shumë kohë duke investuar dhe hulumtuar shkencat, më shumë kohë duke u përqendruar në shpikje, hapësirë, më shumë kohë duke shijuar botën në të cilën jetojmë. Sepse jo i gjithë kreativiteti duhet të lidhet me pagat”.

Ju mund të shihni përgjigjen e saj të plotë duke filluar në minutën e 55, duke përfshirë më shumë detaje mbi mënyrat se si mund të implementohet një taksë e tillë:

“Komunizmi luksoz i automatizuar”

Ocasio-Cortez nuk është e para që ëndërron një botë ku punohet më pak. Në vitin 1930, ekonomisti John Maynard Keynes parashikoi se teknologjia dhe rritja e produktivitetit do të na lejonte të punonim vetëm 15 orë në javë duke filluar nga shekulli i 21-të. Ne do të kalonim pjesën tjetër të kohës duke shijuar kohën e lirë, komunitetin dhe edukimin.

Lexo: Bill Gates: “9 fakte interesante që na bënë të reflektonim”

Ne të gjithë e dimë se kjo nuk është mënyra se si ka funksionuar deri më tani. Kjo ka bërë që shumë njerëz të jenë skeptikë për ëndrrat e një ekonomie, ku robotët të bëjnë të gjithë punën dhe njerëzit të relaksohen (versioni frikësues i kësaj është njeriu i padobishëm, obez, i varur nga ekranet e Pixar). Në të vërtetë, e kanë quajtur vizionin e Ocasio-Cortez si “komunizëm luksoz plotësisht të automatizuar”.

Por, ndërsa historia e bën të lehtë për të “tallur” socialistët me vizionet për një shoqëri të re të lavdishme, e vërteta është se propozimi i Ocasio-Cortez nuk është thjesht një ëndërr e bukur, jo praktike. Bill Gates, të cilin askush nuk e ka akuzuar kurrë që është jopraktik apo ëndërrimtar, ka mbrojtur pikërisht të njëjtën gjë.

Në një intervistë të vitit 2017, Gates vuri në dukje se “punëtorit, i cili punon në fabrikë dhe merr rreth 50,000 dollarë, i tatohen të ardhurat, si dhe paguan taksa për sigurimet shoqërore. Nëse roboti do të bëjë të njëjtën gjë, normalisht që dhe ai do të taksohet në një nivel të ngjashëm”.

“Ajo që duhet bërë në botë është shfrytëzimi i kësaj mundësie në mënyrë që me të gjitha të mirat dhe shërbimet që kemi sot le të bëjmë një punë më të mirë dhe më humane duke arritur tek të moshuarit, duke ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta… të gjitha këto janë gjëra ku ndjeshmëria dhe mirëkuptimi njerëzor janë akoma shumë, shumë unikë,” vazhdoi Gates.

Lexoni: Bill Gates: “Robotët që marrin punën e njerëzve duhet të paguajnë taksa”

Komentet e Gates nxitën një debat të madh dhe jashtëzakonisht shqetësues mes ekonomistëve. Disa janë të shqetësuar rreth zbatimit. Disa sugjeruan ide të tjera, por askush nuk qeshi me mendimin e Gates.

Po ju lexues të BusinessMag si mendoni për këtë propozim të Gates dhe Ocasio-Cortez?

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0