Bill Gates: “9 fakte interesante që na bënë të reflektonim” - Business Magazine Albania

Bill Gates: “9 fakte interesante që na bënë të reflektonim”


BusinessMag në këtë artikull ju sjell letrën vjetore për vitin 2019 të Bill dhe Melinda Gates.

“Si do ta përshkruanit vitin 2018? A ishte ashtu siç e prisnit?

Unë dhe Melinda me siguri do të themi që jo. 2018 na ka ndjekur me një seri surprizash. Bota sot është shumë e ndryshme nga ajo që kemi parë para ca vitesh.

Disa surpriza ndihmojnë njerëzit të shohin se status quo i tyre duhet të ndryshojë. Disa surpriza theksojnë se tashmë tranformimi është duke ndodhur.

Lexoni: Bill Gates zbulon dobësinë e tij më të madhe

25 vjet më parë, lexuam një artikull që thoshte se qindra mijëra fëmijë në vendet e varfra po vdisnin nga diarreja. Kjo ndihmoi në kristalizimin e vlerave tona. Melinda dhe unë besojmë në një botë ku risia është për të gjithë – ku asnjë fëmijë nuk vdes nga një sëmundje, e cila mund të parandalohet. Por ajo që pamë ishte një botë ende e ndjekur nga pabarazia.

Ky zbulim ishte një nga hapat më të rëndësishëm në udhëtimin tonë për filantropinë. Ne ishim të befasuar, më pas ishim të indinjuar dhe në fund filluam të aktivizoheshim.

Ka pasur edhe surpriza të mira. Kur filluam së pari të mësonim për malarien, menduam se bota kurrë nuk do të bënte përparim të vërtetë në këtë sëmundje derisa dikush të shpikte një vaksinë që bënte efekt. Por falë rrjetave që vendosen në shtrat dhe masave të tjera, vdekjet nga malaria janë ulur me 42% që nga viti 2000.

Në letrën vjetore të këtij viti, ne po theksojmë 9 gjëra të tjera që na kanë befasuar gjatë këtij udhëtimi. Disa na shqetësojnë. Të tjerat na frymëzojnë. Të gjitha po na nxisin të veprojmë. Melinda dhe unë shpresojmë që të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ju, sepse kështu bota bëhet një vend më i mirë.

Lexoni: Bill Gates thotë se kjo është arsyeja që ai është kaq i suksesshëm

  1. Afrika është kontinenti më i ri. Ndërsa pjesa tjetër e botës vazhdon të rritet, mosha mesatare e Afrikës dhe sidomos Afrika Sub-Sahariane mbetet e re. Kjo mund të jetë ose një pasuri ose një burim i paqëndrueshmërisë, në varësi të qasjes së këtyre të rinjve në shërbimet shëndetësore dhe arsimore me cilësi të lartë.
  2. Testet e ADN-së në shtëpi mund të ndihmojnë në parandalimin e lindjes së parakohshme. Duke shikuar mostrat gjenetike të dorëzuara vullnetarisht nga përdoruesit e 23andMe, shkencëtarët zbuluan një lidhje potenciale mes lindjes së parakohshme dhe një geni që rregullon se si trupi përdor një mineral të quajtur selenium. Vështirësitë si kjo do të ndihmojnë mjekët të shtrijnë më shumë shtatëzani në afatin e tyre të plotë kohor.
  3. Bota do të ndërtojë një qytet New York City çdo muaj për 40 vjet. Stoku i ndërtesave në botë pritet të dyfishohet deri në vitin 2060. Prodhimi i çimentos dhe çelikut i nevojshëm për të gjithë atë ndërtim do të lëshojë shumë gazra serrë. Për të zgjidhur ndryshimet klimatike, ne kemi nevojë të shkojmë në emetime pranë zeros, për të gjitha gjërat që e nxisin atë, duke përfshirë edhe materialet e ndërtimit.
  4. Të dhënat mund të jenë seksiste. Ekzistojnë zbrazëtira të mëdha në të dhënat globale për gratë dhe vajzat. Për shembull, ne nuk e dimë se sa të ardhura në vendet në zhvillim kanë fituar femrat vitin e kaluar ose sa prona kanë ose sa më shumë orë shpenzojnë vajzat për punët e shtëpisë sesa djemtë. Të dhëna më të mira do t’i ndihmojnë politikëbërësit të ndërmarrin veprime për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave.
  5. Mund të mësoni shumë për kontrollin e zemërimit tuaj nga djemtë adoleshentë. Një nga përvojat më të habitshme për mua personalisht vitin e kaluar ishte pjesëmarrja në një grup diskutimi me një grup djemsh adoleshentë në një shkollë të mesme në Çikago. Ishte frymëzuese të shihja këta të rinj që punonin për kontrollin e zemërimit të tyre shumë më herët se sa unë. U preka nga respekti që kishin për njëri-tjetrin.
  6. Ekziston një çështje nacionalizmi për globalizmin. Nacionalizmi është një fjalë e ngarkuar. Në thelbin e saj, është besimi se detyrimi i parë i një vendi është për veten. Por edhe nëse një person beson se vendet duhet të veprojnë vetëm në vetë interesin e tyre, kjo nuk fshin nevojën për t’u angazhuar me botën më gjerë. Investimi në njerëzit më të varfër të botës na bën të gjithëve më të shëndetshëm dhe më të sigurtë.
  7. Tualetet nuk kanë ndryshuar gjatë një shekulli. Tualetet pa kanalizime (të cilat u bënë të përhapura në shekullin e 19-të) nuk kanë pasur një rishikim për një kohë të gjatë. Dhe ndërsa kjo nuk është problem për vendet e pasura pasi përdorin tualetet me kanalizime, ato nuk janë zgjidhje adekuate për vendet që nuk mund të përballojnë ose mbështesin sistemet e kanalizimit, që do të thotë se më shumë se 2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në një tualet të mirë. Si rezultat, mbeturinat e tyre shpesh përfundojnë në mjedis të pa trajtuar. Një banjë e ristrukturuar që nuk kërkon kanalizim do të shpëtojë miliona jetë.
  8. Tekstet shkollore po bëhen të vjetëruara. Klasat e SHBA kanë filluar të zëvendësojnë tekstet tradicionale (të rënda dhe të shtrenjta) me mjete dixhitale të të nxënit. Këto mjete online po lehtësojnë një qasje të re për mësimin e nxënësve, që është e dobishme për studentët e sotëm të kolegjit, të cilët gjithnjë e më shumë janë në gjendje të balancojnë shkollën me të ardhurat dhe madje duke mbajtur edhe një familje.
  9. Telefonat celularë janë më të fuqishëm në duart e grave më të varfra në botë. Për gratë më të margjinalizuara në botë, një telefon celular e bën jetën e tyre më të përshtatshme, mund t’i ndihmojë ato të ndërtojnë një jetë krejtësisht të re. Gratë jo vetëm që përdorin telefonat e tyre celularë për të hyrë në shërbime dhe mundësi; ato po i përdorin për të ndryshuar normat shoqërore dhe për të sfiduar strukturat e pushtetit që përjetësojnë pabarazinë gjinore.

Lexoni: Me duart plot, Bill Gates mbështet revolucionin e tualetit

Unë dhe Melinda e dimë se një surprizë mund të jetë një thirrje e fuqishme për veprim, ashtu siç ishte artikulli për fëmijët që vdisnin nga diarreja për ne. Ne kemi ndarë nëntë gjëra që na kanë befasuar gjatë viteve dhe jemi gati për më shumë. Na tregoni për diçka që ju ka befasuar juve dhe ju ka lëvizur për të ndërmarrë veprime. Do të nxjerrim në pah përgjigjet më të mira në të ardhmen e afërt.”

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0