Konfindustria: Duhet të ndërhyhet për çmimin e karburanteve në treg, përndryshe do ketë pasoja shkatërruese për biznesin e qytetarët - Business Magazine Albania

Konfindustria: Duhet të ndërhyhet për çmimin e karburanteve në treg, përndryshe do ketë pasoja shkatërruese për biznesin e qytetarët

Konfindustria

Konfindustria, vëren me shqetësim, se çmimet e karburanteve në tregun vendor, qartësisht të tipit kartel, janë të pandryshueshme ndërkohë, që në të gjitha tregjet botërore dhe në vendet fqinje ka një kah të fortë rënës. Konfindustria vlerëson, se nëse nuk ndërhyet me shpejtësi, pasojat do të jenë edhe më shkatërruese për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Në bursat ndërkombëtare çmimet e karburanteve kanë rënë në pothuaj 21% të çmimit më të lartë të vitit. Vetëm krahësimisht 24 nëntorit 2021, çmimet e karburanteve kanë rënë mesatarisht me 12%.

Lexoni: Konfindustria, ulja e taksës së karburanteve për mjetet lundruese e papranueshme

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, agjencia rregullatore e karburanteve javën e fundit vendosi për uljen e ndjeshme të çmimit të karburanteve. Çmimet në Maqedoninë e Veriut edhe para uljes së fundit ishin mbi 30% më të ulta se në Shqipëri.

Konfindustria ripërsërit kërkesën për vendimmarrjen politike për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut.

Tregu i karburanteve në Shqipëri, ka 1.5 miliardë dollarë qarkullim vjetor dhe kap 10% të PPB.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0