Konfindustria, ulja e taksës së karburanteve për mjetet lundruese e papranueshme - Business Magazine Albania

Konfindustria, ulja e taksës së karburanteve për mjetet lundruese e papranueshme

mjetet lundruese

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme ekonomikisht dhe mjaft e rëndë moralisht ulja e taksës së karburanteve nga 65 lekë/litër në 40 lekë/litër për mjetet lundruese. Kërkesa për ulje të taksës së karburanteve për mjetet lundruese është bërë gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të draftit të Paketës Fiskale 2022.

Konfindustria vlerëson, se buxheti i shtetit në një rast të tillë do të humbte drejtëpërdrejt të paktën 14 milionë dollarë pa llogaritur sasitë e padeklaruara. Gjate gjithë viteve të mungesës së taksës së mësipërme nuk janë arkëtuar mbi 50 milionë dollarë/vit në buxhetin e shtetit në përfitim të kompanive tregtare oligopol të karburanteve. Moralisht është e papranueshme mosarkëtimi i shumës së mësipërme, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2022 për shkak të shtrengesës financiare për dhjetra mijëra fermerë, është hequr rimbursimi i kostove mbetëse të TVSH-së.

Konfindustria i kërkon komisioneve parlamentare, që jo vetëm të mos ketë ulje të taksës së karburanteve për kategoritë e mjetet lundruese, por të shikohet rritja dhe përcaktimi i nivelit të taksës sipas politikave të vendeve të BE dhe rajonit. Gjithashtu, taksa e karburanteve është e domosdoshme parë edhe kostot mjedisore të mjeteve lundruese.

Lexoni: Komisioni miraton ndryshimin e taksave. 10% për inputet bujqësore. Taabaku: Po favorizohen vetëm 5% e bizneseve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0