Komisioni miraton ndryshimin e taksave. 10% për inputet bujqësore. Taabaku: Po favorizohen vetëm 5% e bizneseve - Business Magazine Albania

Komisioni miraton ndryshimin e taksave. 10% për inputet bujqësore. Taabaku: Po favorizohen vetëm 5% e bizneseve

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në diskutimet nen për ne të projektligjeve të paketës fiskale, miratoi ndryshimet për vendosjen e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore, heqjen e TVSH-së 6% të kreditueshme dhe përjashtimin nga TVSH-ja makineritë e importit për investime deri në 500 mln lekë nga 50 mln lekë që është.

Vendosja e taksës 10% u shoqërua me debate, teksa deputeti socialist Erjon Bracce e cilësoi si të paarsyeshme në një kohë kur rriten ccmimet. Nga krahu tjetër minsitraj e Financave u shpreh se skem për fermerët do të ndryshojë duke mos subevncionaur TVSH-në e grumbulluesit, por drejtpërdrejt fermerin.

Ibrahimaj shtoi se për 2022 fondi për subvencionet e fermerëve është 3,2 mld lekë. “Me skemën e TVSH-së 6% subvenciononim grumbulluesin, kurse tani do të subvencionohet direkt fermeri. Skema e subvencionimit do të bazohet te autofatura me TVSH zero për vlerën e mallit që do të lëshojnë fermerët. Fondi për subvencionet e fermerit është 1,4 mld lekë më shumë se 2021. Në ndihmë të fermerëve do të jetë edhe fondi 200 mln lekë për mbështetjen e investimeve e reja”, tha Ibrahimaj.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve. Deputetja Tabaku evidentoi se sërishmi këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0