Konfindustria ka ngritur shqetësimin për abuzime në masë të shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shërbimi i kontrollit të meterologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.
Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve.
“Abuzimet me volumet e tregtura janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe veçanërisht në tregtimin e gazit të lëngshëm. Sipas vlerësimeve të tërthorta krahësuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume arrin në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes”, thekson Konfindustria.
Lexo: Konfindustria: të hiqen përfaqësuesit e kompanive të karburantit nga Bordi i Transparencës
Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliardë $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetra miliona euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto