Konferenca Rajonale për Qytetet Inteligjente, Mundësi drejt Tërheqjes së Investimeve të Teknologjisë në Vendet e Ballkanit - Business Magazine Albania

Konferenca Rajonale për Qytetet Inteligjente, Mundësi drejt Tërheqjes së Investimeve të Teknologjisë në Vendet e Ballkanit

Konferenca Rajonale për Qytetet Inteligjente

Drejtori Ekzekutiv i AmCham, z.Neritan Mullaj: “Ky është një “momentum” i rëndësishëm në aplikimin e teknologjive të reja në zhvillimin e qyteteve të Ballkanit Perëndimor”

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizoi eventin dy-ditor: “Qytetet Inteligjente – Konferenca Rajonale e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Për herë të parë, kompani lider të teknologjisë, kryetarë bashkish nga Ballkani Perëndimor, si dhe akademikë nga fusha e ICT  ishin pjesëmarrës në këtë konferencë.

Konferencën e përshëndeti një nivel i lartë përfaqësuesish në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, znj Yuri Kim Ambasdore e SHBA-së në Tiranë, Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann, Përfaqësuesja e Departamentit të Tregtisë për Europën Juglindore, znj. Pamela Ward, Zv.Presidenti i BERZH për Politikat dhe Partneritetin, z.Mark Bowman si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Drejtori Ekzekutiv i AmCham Albania z.Neritan Mullaj duke hapur punimet e konferencës u shpreh se “organizimi i kësaj konference për rëndësinë rajonale që ka dhe aktorët që angazhon, është një “momentum” i rëndësishëm në aplikimin e teknologjive të reja në zhvillimin e qyteteve”.

Rëndësia e Qyteteve Inteligjente dhe Teknologjitë e Sigurta

Dita e parë e konferencës është fokusuar tek mundësitë dhe promovimi i investimeve të teknologjisë inteligjente në qytetet e rajonit si dhe potencialet e paeksploruara ende që rajoni ofron. Temat e ditës së parë j’u kanë ofruar pjesëmarrësve mundësinë e një prezantimi mbi qytetet inteligjente dhe të ardhmen e tyre. Ata janë njohur nëpërmjet formave të implementimit nga projekte konkrete si ai i zbatuar në Athinë nga Microsoft. Një panel i përzgjedhur ekspertësh nga bota akademike, përfaqësues të bizneseve të njohura si Amazon, Cisco dhe Parsons të moderuar nga Kevin J. Krizek Profesor për arkitekturën mjedisore në Universitetin e Kolorados kanë folur mbi mënyrën se si qytetet mundet të gjejnë zgjidhje për çështjet themelore të tyre të zhvillimit siç janë energjia e rinovueshme, riciklimi i mbetjeve, pastrimi i ajrit etj. Janë qeveritë e pushteteve lokale ato të cilat marrin rolin themelor në zbatimin e ideve novatore në shndërrimin smart të qyteteve.

Mjaft interesant ka qënë dhe sesioni mbi sigurinë që duhet të ofrojnë zhvillimet teknologjike në shërbimet dhe platformat që i ofrohen qytetarëve. Diskutimi mbi sigurinë kibernetike bëhet akoma më aktual në situatën që përjetuan shërbimet online për qytetarët nga sulmi i hakerave Iranianë. Një panel i përzgjedhur i përbërë nga akademikë dhe përfaqësues biznesi si Motorola dhe i moderuar nga Evanna Hu, Drejtore Ekzekutive e kompanisë Omelas, zhvilloi në mënyrë konkrete diskutimin mbi ngritjen e sistemeve që menaxhojnë, arkivojnë dhe transferojnë  të dhëna duke u mbështetur në kompani serioze.

Lexo: Konfindustria: Duhet konsensusi i BE për faljen fiskale

Panelistët në këtë sesion u bashkuan në mendimin se teknologjia ofron përparësi të cilat shkojnë paralelisht me rrezikun e hakerimit dhe sulmeve kibernetike. Është detyrë e qeverive dhe politikbërësve të angazhojnë fonde për sigurinë kibernetike por gjithashtu të edukojnë punonjësit e përdoruesit e internetit të njohin dhe zbatojnë elementë të sigurisë gjatë kohës që navigojnë në internet.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim duke përshëndetur konferencën u shpreh se “Shtetet e Bashkuara punojnë gjithmonë me aleatët dhe partnerët për mënyrat se si të mbrojmë qeveritë dhe njerëzit tanë nga përdorimi keqdashës i teknologjive të reja. Por, për shkak të varësisë së qytetarëve tanë nga teknologjia dhe rreziqet e vazhdueshme për sigurinë dhe privatësinë e tyre nga aktorët keqdashës, ne të gjithë kemi nevojë për partneritete – ndërmjet qeverive dhe me sektorin privat – për t’i mbajtur njerëzit tanë, bizneset tona dhe demokracitë tona të sigurta”.

 

Në mbyllje të ditës së parë, finacimi i projekteve që sjellin transformime digjitale në qytetet e Rajonit, ka qënë giithashtu një sesion mjaft interesant.

Investimet e Gjelbra dhe Projektet Inovative

Dita e dytë e konferencës – ka sjellë në tryezën e diskutimeve përfaqësuesit e Bashkive nga Rajoni e Greqia të cilët kanë prezantuar projektet smart në zhvillimin e qyteteve. Diskutimi u fokusua në zhvillimet urbane që mbështeten në investimet e gjelbëra. Shembuj në praktikë të këtyre investimeve janë ofruar nga disa Bashki të cilët kanë folur për mënyra te implementimit të projekteve që synojnë energjinë e rinovueshme, reduktimin e karbonit në ajër, përdorimin e paneleve solare, zhvillimin e transportit të mbështetur në makinat elektrike etj. Konferenca ka qënë një mundësi e jashtëzakonshme networku mes gjithë aktorëve të cilët përtej sesioneve, kanë mundur të njihen dhe të shkëmbejnë eksperiencat dhe të zhvillojnë bashkëpunimet.

Në përfundim të konferencës Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Enio Jaço duke falenderuar të gjithë aktorët që u përfshinë në këtë event të madh, theksoi tre mesazhe të rëndësishme. “Një mesazh për kompanitë globale të cilët i ftuam ta shikonin Shqipërinë si pjesë të një tregu të Ballkanit Perëndimorë dhe kjo ka patur një “efekt anësor” të këndshëm pasi një nga gjigandët e teknologjisë po shikon mundësinë të vijë në këtë treg.

Mesazhi i dytë ka të bëjë me kryetarët e bashkive dhe bashkitë pasi punët që kanë bërë deri tani kanë qenë të jashtëzakonshme, por kanë sfida të tjera për të kaluar dhe një prej tyre është sfida e financimit. Një nga konkluzionet e konferencës ishte që pushteti vendor ka nevojë për një decentralizim të rregullave fiskale në mënyrë që ato të kenë një pavarësi më të madhe fiskale dhe për këtë ne i mbështesim, por i inkurajojmë që të punojmë me kompanitë globale për të krijuar projekte interesante për bashkitë e tyre.

Mesazhi i tretë është të forcojmë më tepër bashkëpunimin mes sektorit publik dhe atij privat si një bashkëpunim i nevojshëm në lidhje me qytetet inteligjente dhe projekte për bashkitë”  tha Enio Jaço.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0