Konfindustria: Duhet konsensusi i BE për faljen fiskale - Business Magazine Albania

Konfindustria: Duhet konsensusi i BE për faljen fiskale

Konfindustria

Konfindustria vlerëson se nisma ligjore e faljes fiskale, e rihedhur për debat së fundi, si kusht themeltar për të patur sukses, duhet të ketë marrjen e miratimit paraprak nga vendet e BE dhe aleatët strategjikë euroatlantikë. “Në kushtet e mungesës së marrjes së miratimit, përpjekja e vendimarrjes politike për t’i vënë partnerët strategjikë të Shqipërisë para “ faktit të kryer” do të jetë me pasoja të rënda për interesin publik. Së pari, rrezikohet seriozisht procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Institucionet e BE si Këshilli i Europës dhe Moneyval e kanë rikthyer Shqipërinë në vend më rrezik të lartë të pastrimit të “parave të zeza”si edhe institucione të dobëta parandaluese dhe kontrolluese”, thotë Konfindustria në njoftimin e saj zyrtar.

Sipas Administratorit të saj, Gjergj Buxhuku, “zbatimi i njëanshëm do të ishte shpallja me ligj e vendit si parajsë fiskale e pastrimit të parave në BE dhe më gjerë. Në masë dërrmuese flukset e parave, që kërkohen të formalizohen/pastrohen nëpërmjet faljes fiskale, e kanë burimin pikërisht nga vendet e BE dhe Britania e Madhe, etj. Aq më shumë, veprimi i mësipërm mund të merrej si paraqitje e pakuptimtë force e Shqipërisë ndaj BE pas dështimit të përsëritur të hapjes së negociatave për antarësim”.

Lexo: Dhoma Amerikane: Projektligji për amnistinë fiskale rrezikon të dëmtojë ekonominë

Së dyti, zbatimi teknik i faljes fiskale, pa marrë miratimin e partnerëve strategjikë rrezikon dështimin e plotë të paralajmëruar të procesit. Qytetarët shqiptarë, duke mos patur sigurinë e vazhdimësisë së mbrojtjes ligjore në afatgjatë do të ngurrojnë të shfaqen si pjesëmarrës në proces. Shqipëria, në zbatim të drejtëpëdrejtë të kërkesave të aleatëve strategjikë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka miratuar një seri ligjesh të tjera si p.sh ligji Antimafia, etj., që dobësojnë mjaft mbrojtjen e supozuar ligjore të faljes fiskale me ndryshimet politike.

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike, që si pjesë shumë e rëndësishme e zbatimit në interes publik të nismës për “faljen fiskale”, të përgatisë strategjinë e përdorimit të kapitaleve potenciale hyrëse në sistem. Kjo është e domosdoshme për të mos dëmtuar më tej konkurencën e lirë ndërmjet bizneseve në treg, që do të prodhonte pasoja të pallogaritshme negative për ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0