Konferenca FinTech Days Tirana 2022, aty ku teknologjia takohet me financën për një transformim digjital - Business Magazine Albania

Konferenca FinTech Days Tirana 2022, aty ku teknologjia takohet me financën për një transformim digjital

FinTech Days

EasyPay, kompania fintech e parë në Shqipëri, së bashku me partnerët e saj Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Risi Albania, zhvillon për herë të parë eventin FinTech Days Tirana, punimet e së cilës fillojnë me 23 Shtator 2022, ora 10.00 në Hotel Rogner. Konferenca e së premtes është një element kulmor i një eventi disa ditor, i cili synon nëpërmjet ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë të trajtojë të gjitha cështjet që vijnë nga transformimi digjital financiar.

Konferenca synon të ulë në të njëjtën tryezë të gjithë aktorët e fushës, komunitetin digjital financiar në vend, ofruesit e shërbimeve digjitale, bizneset, bankat, universitetet, entitetet rregullatore, nga Shqipëria dhe rajoni, për të ndarë dhe zhvilluar idetë më të mira të transformimit digjital financiar.

Eventi ka vëmendjen dhe prezencën e autoriteteve si  Z.Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës nga Kuvendi i Shqipërisë, Z. Deniz Deralla, Drejtor i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë,

Znj. Anuela Ristani, nën kryetare e Bashkisë Tiranë si dhe  Mr. Joerg Osterrieder, Profesor i financës dhe Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Twente, Holland.

Lexo: Inflacion i lartë…Ja çfarë ju sugjeron ky drejtues i bankës

Konferenca do të trajtojë një spektër të gjerë të temave dhe do t’u përgjigjet pyetjeve si:

  • Cili do të jetë impakti i aplikimi të platformës Open Banking në sektorin financiar në Shqipëri?
  • Si po e ndryshon teknologjia sistemin e pagesave dhe cilat janë risitë në Shqipëri?
  • A ka ardhur koha të kalojmë procesin e regjistrimit të klientëve në mënyrë digjitale?
  • Si mund të motivohet dhe të përgatitet me aftësitë e duhura gjenerata e re për tu bashkuar në sektorin FinTec?

Konferenca do të vijojë me pas punimet me katër sesione informative, ku panelistët, të cilët përfaqësojnë kompani të njohura nga sektorë të ndryshëm, do të bisedojnë për temat më të nxehta të sektorit fintech në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0