Konferenca AllWeb mbyll me sukses edicionin e 8-të në Tiranë! - Business Magazine Albania

Konferenca AllWeb mbyll me sukses edicionin e 8-të në Tiranë!

Konferenca AllWeb mbyll me sukses edicionin e 8-të në Tiranë!

Në Tiranë u zhvillua dje edicioni i 8-të i konferencës AllWeb, ngjarja më e madhe e dedikuar marketingut, inovacionit dhe sipërmarrjes digjitale në Shqipëri. Më shumë se 300 profesionistë të fushës u mblodhën për të ndarë eksperienca, ide dhe praktika që po formësojnë të ardhmen e industrisë.

Programi u hap me një mesazh frymëzues nga organizatorët Gerti Boshnjaku dhe Darko Buldioski, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përhapjen e njohurive digjitale në Ballkan.

Pas hapjes, skena iu dha Jonika Hoomes, ish-menaxhere e Google, e cila solli një perspektivë praktike mbi mënyrën se si gjigantët globalë përdorin AI për të përmirësuar proceset e inovacionit. Më pas, Diego Pisa, Drejtor i Teleperformance Albania & Itali, ndau shembuj konkretë të aplikimit të Inteligjencës Artificiale në shërbimin ndaj klientit dhe në eficiencën operacionale të bizneseve.

Në vijim, Anja Nikolovska foli mbi rëndësinë e monitorimit të medias dhe analizës së sjelljes së përdoruesve, duke theksuar rolin e të dhënave në ndërtimin e strategjive efektive të komunikimit. Pas saj, Aleksandar Ašković diskutoi mbi potencialin e YouTube si një kanal i fuqishëm komunikimi dhe monetizimi në tregjet e reja.

Pas pushimit të parë, konferenca rifilloi me Barbara Slade Jagodić, e cila ndau strategjitë më të fundit të SEO dhe përdorimin e AI për optimizimin e përmbajtjes. Më pas, Vesna Mardonovic trajtoi rëndësinë e medias dhe sjelljes së audiencës në epokën digjitale.
Një bisedë frymëzuese u zhvillua më pas me Andreas Wil Gerdes dhe Lumjana Shehu, të cilët folën mbi “Digital Life”, duke theksuar mënyrën se si teknologjia mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë më mirë, jo thjesht më shpejt.
Yoad Mick solli më pas një ndër prezantimet më dinamike të ditës, duke folur mbi ndërtimin e eksperiencave të avancuara të përdoruesve përmes AI dhe automatizimit.

Pasdite, Blerina Sanocki Dhima hapi sesionin e tretë me një fjalim mbi menaxhimin e biznesit përmes inovacionit të qëndrueshëm dhe kulturës krijuese, ndërsa më pas ajo iu bashkua një diskutimi me Jonika Hoomes dhe Ledi Imeraj, moderuar nga kjo e fundit, mbi “Lessons from the Valley”, ku u ndanë mësimet më të vlefshme nga ekosistemi i inovacionit në Silicon Valley.

Nikola Ilchev vijoi me një analizë mbi trendet e ardhshme të e-commerce dhe ndikimin që do të kenë “AI Agents” në blerjet online, ndërsa Kaido Kukk nga IUTE Bank solli një perspektivë mbi evolucionin e pagesave digjitale në rajon.
Në fund, Valon Canhasi, themelues i Hallakate, ndau eksperiencën e tij mbi drejtimin e një agjencie marketingu në epokën e AI-së dhe rëndësinë e balancës midis kreativitetit njerëzor dhe fuqisë së teknologjisë.

Faleminderit të gjithë folësve, ekipit organizues dhe të gjithë pjesëmarrësve që u bënë pjesë e kësaj eksperience unike. Shihemi në AllWeb 2026!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0