Kompanitë turke 246 milionë euro investime në Kosovë gjatë 2015-s - Business Magazine Albania

Kompanitë turke 246 milionë euro investime në Kosovë gjatë 2015-s


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, përkatësisht marrëdhëniet ndërparlamentare dhe thellimin e mëtejmë të tyre.

Sipas një njoftimi, kryeparlamentari Veseli falenderoi kreun e parlamentit turk për vizitën e tij në këtë ditë historike për Kosovën, duke shprehur konsideratë të lartë për institucionet e Republikës së Turqisë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.

“Veseli i konsideroi të frytshme bashkëpunimin ekonomik dhe investimet turke në Kosovë, ndërsa shtroi nevojën e gjetjes së partneritetit ekonomik midis kompanive kosovare dhe atyre turke. Të një rëndësie të veçantë, Veseli e cilësoi edhe marrëveshjen për tregti të lirë”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, kryetari i Kuvendit të Turqisë, Kahraman, nga ana e tij, pasi shprehu kënaqësinë për të arriturat e Kosovës, tha se vetëm gjatë vitit 2015 kompanitë turke kanë investuar në Kosovë 246 milionë euro.

“Me këtë rast ai shtroi pyetjen “pse të mos bëhen 1 miliard?”. Ai tha se shteti turk dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe për këtë falënderoi mbi 500 kompani e biznese turke, të cilat kanë bërë investime në Kosovë në shumë sektorë të ndjeshëm”, shtohet në njoftim.

“Kahraman vuri në dukje se pas çlirimit e këndej, Kosova ka përfituar nga Turqia rreth 1 miliard euro, si në investime, ashtu edhe në donacione. Ai tha se ndihet krenar që kompanitë turke ndikojnë në zhvillimin e Kosovës, siç tha ai, në këtë vend mik. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, kreu i parlamentit turk i cilësoi ura lidhëse ndërmjet dy popujve dhe shteteve”.

Njoftimi bën të ditur gjithashtu se kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, theksoi se bashkëpunimi ndërparlamentar, veçanërisht midis komisioneve, është shumë intensiv dhe u shpreh i kënaqur për këtë, sepse, siç theksoi ai, proceset në për të cilat po kalon Kosova dhe përvoja e institucioneve të Turqisë, janë të mirëseardhur për institucionet e Kosovës.

“Kryetari Veseli theksoi se mirëpret përkrahjen e Turqisë për njohjen e pavarësisë edhe nga ato vende të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, për liberalizimin e vizave dhe fusha të tjera. Veseli theksoi se ndihet shumë krenar me komunitetin shqiptar në Turqi, i cili kontribuon në zhvillimin e Turqisë në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore, kulturore e sportive. Në takim u theksua se vlerë e përbashkët është angazhimi në luftën kundër terrorizmit, i cili nuk njeh kufij, shtete e as fe. Të dy homologët u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të thellohet edhe më tej, duke zhvilluar edhe vizita të ndërsjella të kryetarëve të të dyja parlamenteve”, përfundon njoftimi.

/Telegrafi

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0