Kompania që pritet të pushtojë tregun e energjisë, do të vendosë një bateri në çdo shtëpi - Business Magazine Albania

Kompania që pritet të pushtojë tregun e energjisë, do të vendosë një bateri në çdo shtëpi

Një kompani e re synon të revolucionarizojë sektorin e furnizimit me energji elektrike.

Kompania është e vendosur në Teksas, një shtet që filloi ‘çlirimin’ e industrisë së saj të energjisë nga rregullimi i qeverisë më shumë se 25 vjet më parë dhe që atëherë është shfaqur si lider në energjinë e erës dhe diellit.

Këta faktorë kanë nxitur ngritjen e Base Power Inc., një kompani e bashkëthemeluar vitin e kaluar në Austin nga Zach Dell, djali i miliarderit të kompjuterëve personalë Michael Dell.

“Baza” është një ofrues i energjisë elektrike në shtëpi.

“Ne besojmë se rrjeti ekzistues i energjisë ka probleme,” thotë Dell, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i kompanisë. “Është e vjetëruar, shumë e vogël dhe e pa mirëmbajtur”.

Base kërkon të instalojë një sistem të ruajtjes së energjisë me bateri në shtëpitë e klientëve me një kosto prej 2000 dollarë. Kjo bateri është ndërtuar për të ndihmuar njerëzit në kohë të ndërprerjeve të energjisë dhe vjen me një çmim më të ulët në krahasim me sistemet e ngjashme. Qëllimi i kompanisë është të krijojë një rrjet të gjerë baterish dhe të përdorë softuer për të monitoruar çmimet e energjisë, në mënyrë që të mund të karikojë bateritë kur energjia është e lirë dhe t’i heqë ato kur çmimi i saj rritet.

‘Baza’ ka arritur të arkëtojë 68 milionë dollarë nga investitorët, por nuk mungojnë sfidat që e presin. Si fillim, konsumatorët duhet të gjejnë një vend për një bateri të madhe në shtëpitë e tyre, të kryejnë instalimin e pajisjes me një teknik të kompanisë dhe të ndryshojnë furnizuesin e energjisë. Një veprim i tillë kërkon gjithashtu një forcë të madhe shitjesh dhe një shumëllojshmëri kontraktuesish për të trajtuar instalimet.

Ndërrimi i furnizuesve të energjisë nuk është aq i lehtë në Teksas, për shkak të disa burokracisë në procesin e shkyçjes, por ndërprerjet e energjisë janë një problem real në këtë shtet. Në përgjithësi, SHBA-ja ka investuar më pak në infrastrukturën energjetike gjatë dekadave të fundit pasi popullsia dhe kërkesat janë rritur. Kthimi i vëmendjes drejt alternativave të tjera si energjia diellore dhe e erës do të sjellë probleme, pasi funksionimi i tyre varet nga kushte specifike. Kjo e bën rrjetin më pak të besueshëm dhe i hap rrugën kompanisë ‘Bazë’.

Fillimisht, ‘Base’ po blen teknologjinë dhe energjinë e baterive nga furnitorët. Megjithatë, ata janë duke punuar në një sistem të brendshëm të ruajtjes së baterive që ka një dizajn industrial si Apple dhe mund të instalohet më shpejt. Në vitet e ardhshme, Base planifikon gjithashtu të ndërtojë fermat e veta me erë dhe diellore. Deri tani kompania ka instaluar sisteme në një numër të vogël shtëpish dhe thotë se ka disa qindra njerëz në një listë pritjeje. voxnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0