#CyberSec2025Rome: Igli Tafa: “Përdorimi i AI, informatikës kuantike dhe ekosistemeve të mëdha të rrjetit do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë” - Business Magazine Albania

#CyberSec2025Rome: Igli Tafa: “Përdorimi i AI, informatikës kuantike dhe ekosistemeve të mëdha të rrjetit do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë”

#CyberSec2025Rome: Igli Tafa: “Përdorimi i inteligjencës artificiale, informatikës kuantike dhe ekosistemeve të mëdha të rrjetit do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë”

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, ishte pjesë e #CyberSec2025Rome organizuar nga Cyber Security Italia, ku ndau sfidat dhe prioritetet e Shqipërisë në mbrojtjen e hapësirës kibernetike, duke vënë theksin te kërcënimet rajonale dhe nevoja për një qasje të përbashkët evropiane.
Në fjalën e tij, z. Tafa analizoi pozicionin strategjik të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar përballjen me sulmet kibernetike dhe informative të aktorëve shtetërorë. Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare ka intensifikuar investimet në sigurinë kibernetike, duke ndërtuar një sistem mbrojtjeje më të fortë dhe duke forcuar partneritetet ndërkombëtare për të garantuar një infrastrukturë të sigurt digjitale.

Lexo edhe: Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi!
“Kuadri ynë i sigurisë kombëtare vihet vazhdimisht në provë nga aktorë që shfrytëzojnë dobësitë e epokës digjitale. Përdorimi i inteligjencës artificiale, informatikës kuantike dhe ekosistemeve të mëdha të rrjetit do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë”, u shpreh z. Tafa.
Ai nënvizoi se siguria digjitale nuk është vetëm një domosdoshmëri teknike, por një angazhim strategjik për integritetin kombëtar, stabilitetin ekonomik dhe mbrojtjen e qytetarëve. Për këtë arsye, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë teknologjitë më të avancuara për të mbrojtur hapësirën e saj kibernetike dhe për të kundërshtuar çdo kërcënim që cënon sigurinë kombëtare.

Pjesëmarrja në CyberSec 2025 Rome është një hap tjetër në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale të Shqipërisë dhe ndërtimin e një mjedisi të sigurt kibernetik në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.

ASKS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0