Një ekpozitë e re që përfshiu koleksionin personal të Michael Schumacher u hap në Këln, Gjermani.
Ekpozita është një retrospektivë në karrierën e kampionit të botës. Në dhjetor 2013 ai u aksidentua duke bërë ski, me dëme që vazhdojnë ende. Në të u përfshinë makinat, trofetë, kokoret si dhe kostumet e garës të 2 dekadave në Formula 1.
Bashkë me 7 Ferrari-t, gjenden edhe Benetton-ët dhe Jordan me të cilat ai fitoi disa gara.
Koleksioni u prezantua përpara mediave pak ditë më parë. Ai është i vendosur në Motorworld Cologne Rhineland, një hangar i vjetër avionësh i konvertuar në ekpozitë automobilizmi.
Koleksioni i Schumacher merr thuajse 1000 m2 dhe është falas gjatë 7 ditëve të javës.
“Ky koleksion është një formë falenderimi nga familja e Michael Schumacher për fansat e tij.” – u shpreh Sabine Kehm, menaxhere e Schumacher. “Aty përfshihen disa copëza të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij. Vendndodhja gjithashtu është perfekte për ne.”
“Ndodhet vetëm disa kilometra nga Kerpen, vendlindja e tij.” – vazhdoi ajo.
Ky koleksion përfshin, foto familiare, copëza nga mediat, video dhe dëshmi nga ish drejtuesit e tij si Jean Todt dhe Flavio Briatore. Gjithashtu edhe pilotë të Formula 1 si Sebastian Vettel dhe Felipe Massa.
Organizatorët presin të kenë rreth 500.000 vizitorë në vit.
Burimi: Motorsport