Telefoni i ri nga Kodak, Ektra, do të jetë më shumë se një kamerë.
Një telefon i ri Kodak do të lançohet së shpejti.
Edhe pse fotografia dixhitale dhe smartphone-ët e kanë zbehur pak imazhin e kompanisë, Kodak jeton akoma.
Vitin e kaluar kompania prezantoi telefonin Kodak të quajtur IM5, i ngjashëm me një smarphone-në mesatar Samsung, i cili u reklamua si një paisje e thjeshtë fotografike.
Tani, kompania Bullit ka zbuluar paisjen e re Kodak Ektra – një telefon me pamje vintage dhe me një kamera të madhe të dizenjuar pas një aparati klasik të 1941-shit Kodak me të njëjtin emër.
![]()
Ektra ka një kamerë 21-megapixel dhe një senzor imazhi IMX230 Sony, një Ram 3GB, memorie 32GB, dhe një proçesor MediaTek Helio X20.
Kodak Ektra del në shitje në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë këtë dhjetor, për vetëm £449. Bullit ka thënë se nëse shitjet do të ecin atëherë ky produkt do të lançohet dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të vitit 2017.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto