KLSH zbulon 318 milionë euro dëm në Buxhet për 2020-ën. Pjesa më e madhe ne tendera - Business Magazine Albania

KLSH zbulon 318 milionë euro dëm në Buxhet për 2020-ën. Pjesa më e madhe ne tendera

KLSH ka kryer raportin mbi zbatimin e buxhetit të shtetit gjatë vitit pandemik 2020 dhe ka zbuluar se janë rreth 39.1 mld lekë ose rreth 320 milionë euro dëme negative financiare që janë kryer gjatë përdorimit të fondeve shtetërore.

Kjo shumë është zbuluar nga rreth 103 auditime të kryera në institucione të ndryshme shtetërore.

Efektet negative financiare vijnë kryesisht nga tenderat, pagesat për të pushuarit nga puna, nga humbjet e Bashkive dhe pagesa për gjyqe të humbura në gjykatat dhe arbitrazhet ndërkombëtare. Sipas KLSH, në vitin e pandemisë 119 tendera që përbëjnë 48% të fondeve të audituara janë kapur me shkelje.

Në peirudhën e pandemisë dhe tërmetit raproti thekson se në të dyaj rastet janë përdorur VKM-t dhe emergjenca për të shpallur tendera pa gaarë dhe duke kalaur fondin limit si dhe është lënë në dorë të autoriteteve për të vendosur mbi kontraktroin.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu ka bërë me dije se nuk do të vonojnë edhe kallëzimet në që institucioni do të referojë në prokurori për ndjekje penale. Sipas tij, ky është një proces që merret seriozisht dhe do të studiohet hap pas hapi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0