Kjo është kosto e vërtetë e iPhone X, sipas IHS Markit

Kjo është kosto e vërtetë e iPhone X, sipas IHS Markit


Është folur shpesh dhe gjatë për diferencën e madhe midis kostos së prodhimit të një iPhone dhe çmimit të tij të shitjes. Është rradha e iPhone X tashmë të kalojë “në filtër“.

Kompania IHS Markit, e cila merret me analiza të tregjeve, së fundmi publikoi një raport për koston e të shumpriturit iPhone X. Kështu, iPhone X versioni 64GB kushton $999, por kosto e prodhimit të tij rezulton të jetë vetëm $370.

Më parë kjo kompani ka nxjerrë edhe një mesatare të iPhone 8 dhe 8 Plus. Kostot e tyre rezultin respektivisht $247.51 dhe $277.66. Në një formë apo një tjetër, këto raporte tregojnë se iPhone X është më i shtrenjtë për t’u prodhuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja se përse ai ka një çmim më të lartë në treg.

Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit

Nëse kushton $370 që të ndërtohet, atëherë ne do të mendojmë se gjeneron $629 fitim nga një iPhone X. Marxhina në këtë rast është 63%. Bazuar në këtë, marxhina për iPhone 8 dhe 8 Plus respektivisht është 64.6% dhe 65.2%.

Por është thuajse e pamundur një fitim i tillë për kompanin për çdo iPhone të shitur. Shumë nga rritjet e shitjeve të pasqyruara në raportet 3 mujore që Apple pritet të arrijë do të vinë nga ramp-up në dërgesat e iPhone 8, 8 Plus, dhe së fundmi, iPhone X. Nëse Apple realizon marxhinë bruto prej 60%, atëherë Apple nuk do mundet të realizojë një fitim bruto midis 38 dhe 38.5%. Kjo shifër do të jetë edhe më e lartë.

Lexoni: Web Summit 2017 në Lisbonë: Ja se çfarë po ndodh me teknologjinë sot

Çfarë e shpjegon këtë? Kostot që mungojnë!

Ajo çka e bën pak të pabesueshëm këtë, janë disa nga kostot që IHS Markit nuk i ka llogaritur.

Tim Cook, CEO i Apple, foli dikur për këtë raporte të realizuara nga palë të treta. Ai u shpreh se kompania kurrë nuk ka parë rezultate të tilla. Kështu një nga kostot që mungon, është kosto e prodhimit. Proçesi i prodhimit jo gjithmonë shkon siç duhet. Si çdo kompani tjetër, skarcitetet janë të pa shmangshme edhe për Apple. Ka shumë prodhime të cilat nuk e kalojnë testin e cilësisë, ose që bordet e të cilave dalin me difekte. Disa prej tyre mund të riparohen, të shiten me një çmim më të lirë, ose ndoshta, edhe të shpërbëhen. Këto janë disa kosto të cilat nuk janë marrë parasysh.

Lexoni: Samsung “përshëndet” Apple në reklamën e saj më të fundit

Diçka tjetër është edhe transporti. Nëse ti blen qoftë edhe vetëm 1 celular, transporti është falas. Apple ofron 2-day-shipping për produktet e saj, ashtu si edhe konkurentet si Google. Ja ku u shtua edhe një kosto tjetër për Apple.

Janë edhe shumë kosto më të vogla që mungojnë, por kjo është vetëm një pasqyrë e pergjithshme dhe e shkurtër mbi realitetin e mesatares së kostos të realizuar nga kompani si IHS Markit.

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0