Web Summit 2017 në Lisbonë: Ja se çfarë po ndodh me teknologjinë sot

Web Summit 2017 në Lisbonë: Ja se çfarë po ndodh me teknologjinë sot


Web Summit është një nga eventet më të mëdhenj përsa i përket teknologjisë. Mbi 60.000 persona u mblodhën ë Lisbonë të Portugalisë, për të diskutuar për aktualitetin, por edhe për të ardhmen.

Kjo konferencë përbëhet nga emrat më të mëdhenj të fushave përkatëse. Është thuajse 0 numri i temave të cilat nuk preken ose diskutohen në të.

Inteligjencë artificiale, auto, muzikë, bioteknolgji, si edhe startup-e pafund, të cilët synojnë të bëhen të njohur për audiencën e gjerë. Gjithashtu, një pjesë e veçantë i është rezervuar edhe investitorëve, duke u bërë një pikë takimi e mirë për të dyja palët.

Me të vërtetë një event, i cili meriton një vëmendje nga të gjitha mediat vizive për vetë natyrën e saj. U diskutua mbi ndryshimin e tregut muzikor. Qytetarit të parë të planetit Tokë që nuk është qënie njerëzore dhe për robotët e seksit. Por kryefjala e ditëve të sotme, është Inteligjenca Artificiale (AI).

Si fillim, startup-et në vazhdim janë ato të cilat morën më shumë vëmendje në këtë event:

Digital Genius – Shërbime të kujdesit ndaj klientit për kompanitë e mëdha.

Deepomatic – Software, i cili përmirëson image-detecting.

Clark – Jep çmimin më të saktë të siguracioneve nepërmjet robotechnology dhe ekspertëve humanë.

Contentful – Një nga infrstrukturat më të rëndësishme për menaxhimin e content-it për projektet e çdo lloj madhësie.

FINALCAD – Lider global në transformimin dixhital për konstruksionet, infrastrukturën, energjinë, dhe konçesionet.

Përmendëm vetëm 5 nga startup-et për të cilët investitorët ishin më shumë të interesuar. Web Summit, ka krijuar një event të veçantë të quajtur Venture, e cila është një pikë takimi për të gjithë investitorët më të mëdhenj në teknologji, të cilët, këtë vit ishin mbi 1400. Ata mund të marrin pjesë në atë që quhet Office Hours, ku ata vetë, kanë mundësinë e një takimi prej 15 minutash me startup-et të cilët ata janë më shumë të interesuar.

Por një nga pjesët më interesante, janë bisedat e panelit dhe prezantimet e teknologjive më inovative.

Së pari, le të flasim pak për automobilizmin dhe për ndryshimin thelbësor që edhe ajo po përjeton ashtu si industritë e tjera.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

E ardhmja është drejt automjeteve autonome, të cilat nuk do të kenë më as timon, dhe praktikisht, ne do të kemi një “dhomë ndenje me rrota”. Kjo, do të na japë më shumë kohë që të shpenzojmë për gjëra të tjera, si për të lexuar, apo për të shkruajtur ndërkohë që udhetojmë për në punë. I gjithë ky ndryshim do të marrë kohë, dhe do të transformojë përgjithmonë mënyrën se si ne i shohim makinat. Këto dhe të tjera diskutime vijojnë në videon e mëposhtme:

A living room on wheels: When cars become more than transport

Porsche Automobil Holding SE's Philipp von Hagen, Toyota AI Ventures' Jim Adler, ClearMotion's Shakheel Avadhany & NPR's Jim Motavalli:To some, cars mean freedom, escape, a symbol of status and sex appeal. For generations they've also brought a sense of joy to drivers speeding down motorways. But how does the ascension of autonomous technology alter the role of the automobile? A Porsche board member, the leader of Toyota's new AI investment fund, and the CEO of Clear Motion, a startup just out of stealth mode, talk the future of our relationship with the car.

Publiée par Web Summit sur Mercredi 8 novembre 2017

Lexoni: Bob Lutz jep parashikimet e tij për industrinë e automobilave

Ajo që po shohim së tepërmi sot, është shkrirja dhe bashkëpunimi midis dy industrive apo më shumë. Kështu Uber, prezantoi një nga idete më të “çmendura” e cila vjen nga filmat futuristik. Po flasim pikërisht për makinat fluturuese. Një problemet më kryesore me të cilat përballen zonat urbane sot, është pikërisht trafiku i rënduar. Ajri, është ajo të cilen ne ende nuk e kemi shfrytëzuar për transport urban. Të gjitha qytet e zhvilluara përdorin nën-tokën për transport dhe sipërfaqet e rrugës. Për ta plotësuar këtë “boshllëk”, UBER thotë se do të bashkëpunojë me NASA. Ëndrra e çmendur e çdo adoleshenti i cili ka luajtur video-lojra, do të bëhet realitet në vitet në vazhdim. Për të folur më shumë për këtë, vjen Jeff Holden, Chief Product Officer i UBER.

https://www.facebook.com/WebSummitHQ/videos/1595277193871652/

Një industri tjetër e cila po përjeton ndryshime të mëdha është edhe ajo muzikore. Kompani si Deezer apo Spotify kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit e zakonshëm konsumojnë muzikën. Thuajse 20 vite më parë na duhej të mbanim me vete një Portable CD Player i cili ishte minimalisht i madh sa diametri i një CD. Në vitin 2001 u shfaq iPod, i cili për një kohë të shkurtër arritë të futet në xhepat e shumë konsumatorëve të muzikës, dhe të bëhej një aktorët kryesorë të dixhitalizimit të mëtejshëm të muzikës.

Lexoni: Tesla: Një tjetër pronar fajëson sistemin Autopilot pas përplasjes!

Dhe 7 vite më pas, u shfaq Spotify. Kompania suedeze sot pas 9 vitesh ekzistencë është lider në kategorinë e saj. Ai është një program i cili na lejon të luajmë muzikë online, dhe me plane tarifore të caktuara të mund ti shkarkojmë ato.

Në panelin e mëposhtëm ndodhet gjithashtu edhe Laidback Luke, DJ, Producent dhe pronar shtëpie diskografike i cili është një nga personazhet më spikatur në këtë industri.

How curated playlists are replacing radio as the new tastemakers

Resident Advisor's Nick Sabine, Deezer's Alexander Holland, Laidback Luke & BBC's Mark Savage: The music industry has tradionally been based on finding an artist you like, buying their album, and listening to it in its entirety. Now, more listeners are consuming their music through curated playlists on streaming websites. In this discussion we take a deep dive into the new tastemakers.

Publiée par Web Summit sur Jeudi 9 novembre 2017

Lexoni: Volvo: Të gjitha modelet pas vitit 2019 do të jenë hibride ose elektrike

E së fundmi, pjesë e Web Summit ishte edhe Ben Goertzel. Pak i njohur se si quhet, por shumë i njohur për atë që ka mundur të realizojë.

Pak javë më parë mësuam se Arabia Saudite, i ofroi marrjen e nënshtetësisë Sofisë, robotit të parë më të ngjashëm me njeriun, i cili na kthen përgjigje kur ne e pyesim. Një revolucion i madh përsa i përket inteligjencës artificiale, i cili, pa dyshim është shoqëruar nga shumë zhurmë dhe debate. Për të folur për këtë ai vjen ne Web Summit me Sofinë, por edhe me një personazh të njohur dhe tepër interesant…

https://www.facebook.com/WebSummitHQ/videos/1594270310639007/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0