Në një fragment nga libri Kjo kurrë nuk do të funksionojë: Lindja e Netflix dhe Jeta e Mahnitshme e një Ideje, bashkëthemeluesi i Netflix, Marc Randolph kujtoi se si ai dhe bashkëthemeluesi Reed Hastings u ftuan në një takim në Seattle me themeluesin e Amazon Jeff Bezos.
Lexoni: Amazon do të falimentojë, e thotë vetë Jeff Bezos
Bezos shprehu interes për të blerë Netflix për, siç vlerësoi Randolph, ” 14 ose 16 milion dollarë”.
Netflix arriti rreth 5 miliard dollarë të ardhura në tremujorin e fundit. Mund të duket si histori e lashtë (dhe ndoshta konfuze për gjeneratën e re), por ia vlen të kujtojmë se Netflix në fillim ishte lançuar si një dyqan online DVD dhe shërbim me qira.
Lexoni: Netflix pëson rënie në SHBA
Netflix u themelua në vitin 1997, kështu që biznesi ishte shumë i ri (dhe jo profitabil) kur drejtuesit u takuan me Amazon-ën në vitin 1998. Netflix nuk filloi të ofrojë përmbajtje transmetimi për 10 vjet të tjerë dhe nuk u fut në programim origjinal deri më 2013. Në kohën e daljes publike në 2002, Netflix kishte 600,000 anëtarë të SH.B.A-së, larg nga 151 milion abonentë që ka sot në të gjithë botën.
Interesimi për Netflix, natyrisht, ishte vetëm një pjesë e vogël e qëllimit ambicioz të Amazon-ës për të dominuar në e-commerce dhe media dixhitale.

Në librin e tij Dyqani për Gjithçka: Jeff Bezos dhe Epoka e Amazon, autori Brad Stone përshkruajti strategjinë e pamëshirshme që Bezos dhe ekipi i tij kishin ndërtuar duke u përpjekur për të dominuar botën e e-commerce, siç po e bëjnë sot.
Është e paqartë se sa afër ishte Netflix të shiste veten në Amazon. Por para se udhëtimi i tyre me aeroplan të përfundonte pas vizitës së tyre me Amazon, ekipi i Netflix-it e kishte marrë vendimin, “Ne nuk ishim të gatshëm për ta shitur kompaninë,” shkruan Randolph. “Ne u pajtuam që do ta refuzonim Amazon-ën në mënyrë të sjellshme. Në të ardhmen, do të ishte më mirë për ne që ta kishim Amazon-ën mik, jo armik. ”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.