Netflix pëson rënie në SHBA » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 19/07/2019

Netflix pëson rënie në SHBA

Share
nga Eridon Elshani
Kor 19, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Disa klientë të Netlfix në SHBA mund të kenë arritur fundin e durimit për shkak të rritjeve të vazhdueshme të çmimeve të abonimit nga kompania. Netflix raporton se ka humbur rreth 130.000 abonentë në SHBA.

Çmimi i Netflix për konsumatorët u rrit nga $ 10.99 në $ 12.99 gjatë raportimit fiskal në tremujorin e  dytë të këtij viti.

Kompania thotë se shkaku i rënies së abonentëve është ndryshimi i përmbajtjes. Kjo pavarësisht numrave të fuqishëm të performancës katër javore në projektet “When they see us” (25 milionë familje), “Our Planet” (33 milionë), “Murder Mistery” (73 milionë), “The Perfect Date” (48 milionë)”, Always be my maybe”(32 milionë).

Megjithatë, kompania pretendon se do të shtojë abonentët e rinj në tremujorin e tretë të këtij viti, me një pritshmëri prej shtatë milionë abonentë me pagesë. Shifër, dukshëm më e madhe nga 6.1 milionë që u shtuan vitin e kaluar. Një arsye e madhe për këtë optimizëm mund të jetë se Netflix do të lançojë një opsion të ri, vetëm për mobil dhe më të përballueshme për Indinë.

Çmimi i aksioneve të Netflix ka rënë më shumë se 10% pas shkrimit të këtij artikulli bazuar në këto rezultate. Të ardhurat e plota në tremujorin e dytë të Netflix janë në dispozicion këtu.

Techcrunch