Keti Gjipali: në marketing fokusohuni tek cilësia e përmbajtjes - Business Magazine Albania

Keti Gjipali: në marketing fokusohuni tek cilësia e përmbajtjes

A e dini se përmbajtja cilësore, është arsyeja pse faqja apo biznesi juaj online renditet në krye të rezultateve kur bëni kërkime?

Keti Gjipali, themeluesja e AGOG Marketing që nga 2016, kompani e specializuar në Online Marketing, ishte pjesë e webinarit të Albacademy. AGOG u shërben kompanive të huaja dhe vendase. Keti është diplomuar për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës dhe ka mbyllur Masterin Shkencor në Marketing me Medalje Ari në të njëjtin Universitet, ku aktualisht është edhe pedagoge e ftuar në Departamentin e Marketingut. Eksperienca e saj në tregun shqiptar dhe të huaj në fushën e marketingut ka bërë të mundur që ajo të jetë gjithmonë e përditësuar me tendencat më të fundit në fushën e online marketing.

Keti foli gjatë webinarit rreth Marketing Outbound dhe atij Inbound, duke informuar audiencën rreth ndikimit të këtyre dy praktikave.

Outbound i referohet çdo lloj komunikimi, ku një kompani fillon bisedën dhe i dërgon mesazhin e saj audiences, e cila mund të vijë si përmes Interruption Marketing edhe Permission Marketing.

Përsa i përket Marketingut Inbound, ajo është një metodologji e komunikimi që tërheq vizitorët dhe klientët e mundshëm, me shpresën e gjenerimit të shitjeve. Sipas saj kjo praktikë ka nisur të përdoret më shumë.

Lexo: A mund të shndërrohet Shqipëria në një qendër të shërbimeve online në vitet e ardhshme?

Keti kujtoi se cilësia e përmbajtjes ka më shumë rëndësi se sasia e saj, përsa i përket marketingut të kompanisë, ndërsa thekson faktin se në çdo rast duhet mbajtur parasysh raporti kosto/përfitim.

Ndërkohë, kujtoni se një strategji online, nuk do të funksionojë nëse nuk keni një Strategji të Përgjithshme të biznesit. “Marketingu shkon përkrah strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e biznesit”, tha ajo.

Sot, format e marketingut janë më të larmishme dhe shumë më të lehta për t’u zbatuar.

Nëse nuk e keni menduar më parë, shihni për Influencer Marketing. Cilësohet si një formë efektive me kosto relativisht të ulët krahasuar me forma të tjera marketingu.

Për një marketing efektiv, kërkoni gjithashtu informacione rreth asaj çfarë ndodh në treg, si do të tërheqë vëmendjen produkti apo shërbimi juaj dhe cilat janë praktikat më të mira për ta bërë këtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0