Këta çifte të njohur po u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Mandarin - Business Magazine Albania

Këta çifte të njohur po u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Mandarin


Mësimi i një gjuhe të dytë ka provuar se ofron përfitime konjuktive, shëndetësore dhe arsimore. Kjo gjë përmirëson zhvillimin e trurit dhe mund të mbrojë kundër demencës.

Mandarin duket se është gjuha më e kërkuar në këtë moment, pasi shumë miliarderë dhe pjesëtarë nga familja mbretërore kanë filluar që të nxisin fëmijët e tyre të mësojnë Mandarin në një moshë të re.

Gjuha kineze është gjuha me folësit më të lartë në botë me rreth 1.2 miliardë. Ka dy dialekte kryesore që përbëjnë gjuhën kineze – mandarin dhe kantonez – dhe 1 miliardë flasin mandarin. Pra është e dukshme që gjuha Mandarin do të vazhdojë të jetë e rëndësishme për biznesin në të ardhmen.

Lexoni: 5 gjuhët, që janë të vështira për t’u përvetësuar, por do ju vlejnë gjithmonë

BusinessMag më poshtë ju tregon disa nga familjet më të pasura që kanë folur publikisht që do u japin mësime për gjuhën Mandarin fëmijëve të tyre.

Jeff dhe MacKenzie Bezos

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie kanë katër fëmijë dhe kanë eksperimentuar me shumë gjëra të ndryshme për të edukuar fëmijët e tyre.

“Ne i provuam të gjitha gjërat … duke përfshirë udhëtimet, eksperimentet e kuzhinës shkencore, mësimet për Mandarin, programin e matematikës në Singapor dhe shumë klube dhe sporte me fëmijët e tjerë,” tha MacKenzie për Vogue.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

CEO i Facebook Mark Zuckerberg mori mësime Mandarin disa vjet më parë dhe u përmirësua kaq shumë, saqë ishte në gjendje të bënte një sesion 30-minutësh pyetje dhe përgjigje në këtë gjuhë. Gruaja e tij, Priscilla Chan, është vajza e refugjatëve kinezë që ikën nga Vietnami. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën kantoneze.

Çifti tashmë ka futur mandarin në shtëpi për vajzën e tyre Max. Zuckerberg ka ngarkuar një video në Facebook që tregon se si ndihmësi i tij personal IA po i mëson Max të flasë Mandarin.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë tre fëmijë dhe kanë punësuar një dado që flet gjuhën mandarine.

Vajza e tyre më e madhe Arabella, 5 vjeç, shfaqi aftësitë e saj gjuhësore duke kënduar këngën “Gëzuar Vitin e Ri” në Mandarin në vitin 2017.

Lexoni: Vendet ku flitet më shumë se një gjuhë kanë rritje më të lartë ekonomike

Princi William dhe Kate Middleton

Çifti mbretëror ka tre fëmijë. Djali i tyre më i madh, Princi George, 4 vjeç shkon në shkollën Thomas Battersea në Londër. Shkolla do t’i mësojë Prince George gjuhën Mandarin.

Por ai nuk është i vetmi që ka marrë disa mësime në mandarin. Princi William uroi Kinën për Vitin e Ri në gjuhën Mandarin disa vjet më parë.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
1