Vendet ku flitet më shumë se një gjuhë kanë rritje më të lartë ekonomike

Vendet ku flitet më shumë se një gjuhë kanë rritje më të lartë ekonomike


Multilinguizmi është i mirë për ekonominë, kështu thonë studiuesit. Vendet ku fliten gjuhë të ndryshme kanë përfitime të ndryshme, duke filluar nga eksporte të suksesshme në një forcë punëtore më inovative.

“Gjuha ka rëndësi në nivel të lartë kombëtar dhe në nivelin e bizneseve të vogla,” thotë Gabrielle Hogan Brun, një hulumtues pranë Universitetit Bristol.

Zvicra për shembull, 10% të GDP e gëzon prej trashëgimisë shumëgjuhëshe. Vendi ka katër gjuhë kombëtare: gjermanisht, frengjisht, italisht dhe një gjuhë të vjetër latine të quajtur Romansh.

Britania nga ana tjetër, humbet rreth 3.5% të GDP-së së saj çdo vit, sepse popullsia ka aftësi relativisht të ulëta për të mësuar gjuhë të huaja.

Lexoni: Aplikacionet më të mira për të mësuar gjuhën e huaj

Kjo ndodh sepse gjuhët ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve tregtare. Një studim i kompanive të vogla dhe të mesme në Suedi, Gjermani, Danimarkë dhe Francë zbuloi se ata që investuan më shumë në gjuhë ishin në gjendje të eksportonin më shumë mallra. Kompanitë gjermane që investuan shumë për trajnimin e një stafi shumëgjuhësh shtuan 10 vende të eksportit në tregun e tyre. Kompanitë që investuan më pak thanë se humbën kontratat.

Por, gjuhët e huaja kanë dhe benefite personale. Për ata që i gjejnë të vështira gjuhët, lajmi i mirë është se nuk duhet të jesh i rrjedhshëm për të patur një impakt pozitiv.

Në shumë vende të botës punonjësit që flasin më shumë se dy gjuhë paguhen më shumë se ata që dinë vetëm gjuhën amëtare, edhe nëse nuk e përdorin gjuhën e dytë gjatë punës. Meshkujt 3.6% dhe femrat 6.6% më shumë.

Përtej këtyre përfitimeve ekonomike, gjuhët mund të ndihmojnë fuqinë punëtore të një vendi në mënyra të ndryshme afatgjata. Shumëgjuhësia është një aftësi e mirë për t’u përqëndruar dhe përpunuar informacionin.

Lexoni: 5 mitet që duhet të dini në të mësuarit e një gjuhe të huaj

Diversiteti gjuhësor ka një impakt të fuqishëm në ekonomi. Alarmant është fakti se shumë gjuhë po përballen me një rrezik serioz të zhdukjes. Më të rrezikuarat janë gjuhët që fliten nga komunitete të vogla në zona të thella. Kjo vjen si pasojë e globalizimit dhe rritjes së lartë ekonomike.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0