Aplikacionet më të mira për të mësuar gjuhën e huaj


Asnjëherë nuk është vonë për të mësuar një gjuhë të re. Ti mund të rrish mbi libra, të dëgjosh CD të shumta apo të përdorësh google translate – po këto aplikacione janë më të thjeshta për të zhvilluar një gjuhë ditë pas dite. Dhe këta të fundit janë falas!

Duolingo

Me një faqe të bardhë dhe të thjeshtë për t’u përdorur, Duolingo të lejon të arrish progres hap pas hapi. Ti fillon me fraza të thjeshta dhe më pas kalon në gjëra më komplekse. Duolingo të ndihmon në çdo hap duke të treguar gabimet e bëra dhe duke vlerësuar arritjet e tua.

Ky program me më shumë se 25 milionë përdorues, të mëson të lexosh, shkruash dhe të shqiptosh duke të sfiduar në aktivitete të ndryshme. Nëse keni harruar diçka, është shumë e thjeshtë t’i riktheheni përsëri mësimit dhe të punoni me dobësitë që mund të keni.

Çfarë mund të mësosh: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht.

Image result for Duolingo

Memrise

Ne fillimisht e përdorëm Memrise për të mësuar gjuhën Kineze, Mandarin në veçanti dhe pamë se ishte vërtetë efektive. Aplikacioni përdorë analogjinë e mbjelljes për të mësuar; bimë, ujë dhe rritje. Filloni të mbillni kujtime të reja në kopshtin tuaj, i ujisni dhe i rrisni ato në një memorie më afatgjatë. Metoda që ky aplikacion përdor me animacione dhe pamje që ndihmojnë kujtesën, dhe quiz-ce është vërtetë interesante. Aplikacioni do të ofrojë më shumë gjuhë; duke zgjeruar shtrirjen gjeografike, historinë dhe kulturën.

Çfarë mund të mësosh: Mandarin, Gjermanisht, Frengjisht, Rusisht.

Image result for Memrise app

busuu

Pas çdo mësimi, përdoruesit e Busuu bëhen pjesë e një bisede. Aplikacioni shfaq një video ku dikush tjetër është duke folur, dhe më pas përdoruesit i kërkohet të regjistroj dhe ai përgjigjet e tij/saj. Komuniteti ka mbi 35 milion folës vendas, kështuqë keni shumë mundësi për të praktikuar gjuhën e folur.

Çfarë mund të mësosh: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Rusisht, Turqisht, Portugalisht, Japonisht, gjuhën Kineze dhe atë Polake.

Image result for busuu

MindSnacks

Mindsnacks ju ofron një mënyrë falas për t’u argëtuar dhe njëkohësisht për të mësuar gjuhë dhe kultura të ndryshme. Ai përmban 11 mësime të ndryshme të dizenjuar në lojëra të thjeshta për t’a bërë mësimin më interesant. Çdo mësim është i ngjashëm me një libër fëmijësh, ku përdoruesit i kërkohet të zgjidh puzzle-in sipas gjuhës që ka përzgjedhur për të mësuar.

Çfarë mund të mësosh: Anglisht (SAT), Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Japonisht, Portugalisht, gjuhën Kineze dhe gjithashtu ka dhe një fjalor për fëmijë.

Image result for mindsnacks

/ColorMyLearning

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale