Këshilla prezantimi nga Aristoteli, që janë shumë të vlefshme edhe sot - Business Magazine Albania

Këshilla prezantimi nga Aristoteli, që janë shumë të vlefshme edhe sot


Imagjinoni sikur keni një ide të shkëlqyer. Ju duket diçka e drejtë. E dini se është përgjigjia e problemit që ju jeni duke u përpjekur të zgjidhni. E gjitha që duhet të bëni tani është të bindni kolegët tuaj – ose më keq akoma – menaxherin e lartë.

Filozofi grek Aristoteli ndau mjetet e bindjes, në tri kategori-Patos, Etos dhe Logos. Të gjitha janë elemente jetike të një prezantimi të suksesshëm.

Patosi

A shkaktojnë ndjenja fjalët e tua? Kjo ka impaktin më të fortë nga këto tre kategoritë.

Trokisni në një emocion të përbashkët, ndjenjat e njerëzve, dëshirat e tyre, nevojat e tyre dhe ju do të fitoni zemrat dhe mendjet e tyre. Një lidhje emocionale mund të krijohet në shumë mënyra nga një drejtues, ndoshta më së shumti me anë të tregimeve.

Qëllimi i një historie, anekdote, analogjie apo metafore është shpesh për të lidhur një aspekt të mesazhit tuaj kryesor me një reagim emocional nga publiku.

Mendoni dhe pyesni – Pse?

  • Pse jeni duke bërë këtë propozim ose pse ndërmerrni këtë projekt tani?
  • Pse është ky ndryshim i nevojshëm?
  • Pse gjërat do të përmirësohen?
  • Pse duhet t’iu interesojë njerëzve?

Etosi

Etos është niveli juaj i besueshmërisë se si perceptohet nga audienca juaj.

A  i njihni vërtet gjërat tuaja?

Mendoni dhe pyesni – Si?

  • Si zbuluat, shpikët, krijuat apo përmirësuat çfarëdo qoftë ajo për të cilën jeni duke folur?
  • Si funksionon?
  • Si do e përdorë audienca atë?

Krahasojini dhe ballafaqojini me mënyrën se si gjërat janë bërë aktualisht.

Logosi

Jeni logjikë në argumentin tuaj? A është mesazhi juaj i bazuar në fakte, të dhëna dhe prova?

A çon thirrja juaj për veprim në rezultatin e dëshiruar që ju premtoni?

Mendoni dhe pyesni – Çfarë?

  • Për çfarë po flisni?
  • Cila është ideja juaj kryesore, produkti, shërbimi, nisma apo rekomandimi?
  • Cili është qëllimi që doni të arrini?
  • Cilat janë rreziqet dhe përfitimet e arritjes së saj?

Thjeshtoni dhe përcaktoni idenë tuaj në një mënyrë që të gjithë mund t’a kuptojnë. Edhe një fëmijë.

Studimet e fundit kanë tendencë për të treguar se njerëzit blihen nga emocioni (patosi) dhe justifikohen nga fakti (logosi), por binden me anë të besueshmërisë që ju shfaqni (etosi).

Kështu që herën tjetër që keni një ide të madhe, shkruajeni dhe ndaheni në blloqe. Përdorni parimet e pse, si dhe çfarë.

Është më bindëse kur njerëzit e kuptojnë që keni menduar vërtetë thellë në lidhje me problemin. Kështu që mos i ngutni ata. Merrni kohën tuaj, shkoni për një shëtitje.

Jini të pasionuar – “madje të fiksuar” – me marrjen e përgjigjes së duhur.

Kjo është filozofia që folësit më të mirë kanë.

 

burimi: openforideas.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0