Këshilla nga psikologët - Si të qetësoni mendjen për të fjetur më shpejt - Business Magazine Albania

Këshilla nga psikologët – Si të qetësoni mendjen për të fjetur më shpejt

Këshilla nga psikologët - Si të qetësoni mendjen për të fjetur më shpejt

Shumë profesionistë ambiciozë shpesh përballen me vështirësi për të fjetur për shkak të mendjes së zënë. Ndërsa aftësia për të parashikuar vështirësi, për të vizualizuar objektiva, për të mësuar nga gabimet dhe për të bërë plane të hollësishme ndihmon në suksesin profesional, e njëjta mendje aktive mund të shkaktojë pagjumësi. Nata shpesh shoqërohet me mendime të përsëritura mbi problemet, ripërjetimin e gabimeve apo edhe “debate” të njëanshme me persona imagjinarë. Ky “zë” i brendshëm i pandërprerë e bën të vështirë rënien në gjumë.

Nëse mendja aktive po pengon gjumin, psikologët sugjerojnë fillimisht një teknikë të thjeshtë të frymëmarrjes, të njohur si Metoda 4-7-8. Kjo metodë përfshin:

Frymëmarrje përmes hundës për një numërim deri në katër.
Mbajtja e frymës për shtatë sekonda.
Nxjerrja e ajrit ngadalë përmes gojës për tetë sekonda, duke bërë një tingull “whoosh”.

Lexo edhe: Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Dr. Andrew Weil, krijuesi i kësaj teknike, e quan këtë ushtrim një “qetësues natyral për sistemin nervor”. Një tjetër teknikë efektive është shkrimi në ditar. Sipas psikologut klinik Michael Breus, shkrimi i mendimeve në një fletore mund të ndihmojë në përpunimin e ndjenjave dhe njohjen e mendimeve ose sjelljeve të padobishme, duke i zëvendësuar ato me reagime më konstruktive.

Metoda e avancuar: Shuffling Kognitiv

Për ata që kërkojnë diçka më të re, psikologu Luc Beaudoin nga Universiteti Simon Fraser në Kanada ka zhvilluar një teknikë të re të quajtur Shuffling Kognitiv. Në vend që të qetësoni mendimet përmes frymëmarrjes ose shkrimit, kjo metodë sugjeron shpërqendrimin e mendjes drejt mendimeve të lehta dhe të këndshme.

Si funksionon kjo metodë?

Zgjidhni një fjalë të shkurtër dhe të rastësishme, si “shpend” ose “piano”.
Fokusohuni te shkronja e parë e fjalës dhe mendoni për sa më shumë fjalë që fillojnë me atë shkronjë. Për shembull, nëse fjala është “shpend”, mund të mendoni për “shkëlqim”, “shkallë”, “shportë” etj.
Pasi të mbaroni me shkronjën e parë, kaloni te shkronja tjetër dhe vazhdoni procesin.
Qëllimi është të mbani mendjen të zënë me mendime të lehta dhe të parëndësishme, derisa të kaloni natyrshëm në gjumë.

Ekspertët sugjerojnë që, para se të shkoni në shtrat, të vendosni se çfarë do të mendoni ndërsa prisni gjumin. Mund të jetë një detyrë kognitive interesante, por jo stresuese. Për shembull, provoni të riorganizoni mendërisht një dhomë në shtëpinë tuaj, të recitoni tekste të një albumi të preferuar, ose të zgjidhni formacionin ideal për një ndeshje sportive.

Qëllimi është të zëvendësoni mendimet stresuese me mendime të lehta dhe kreative, duke krijuar kushtet e duhura për të fjetur shpejt dhe qetësisht.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0