Këshilla kursimi nga miliarderë që të gjithë duhet t’i dinë - Business Magazine Albania

Këshilla kursimi nga miliarderë që të gjithë duhet t’i dinë


Në botën e sotme ka plot miliardera, por mënyra se si e arritën atë nivel komforti mund t’ju surprizojë. Ata nuk janë shpenzuesit e mëdhenj që shikojmë në specialet e show-ve hollivudianë. Në fakt, shumë prej tyre ua atribuojnë suksesin jetesës me kursime. Këtu janë disa nga këshillat më të mira të kursimit nga disa prej njerëzve më të pasur të planetit.

Michael Bloomberg
Pasuria Neto: 34.3 miliardë $

Michael Bloomberg është i njohur si një nga kryebashkiakët më kontroversialë të Nju Jorkut dhe aksioneri më i madh i Bloomberg L.P., një kompani informacioni financiare ndërkombëtare. Por një gjë që njerëzit nuk dinë rreth kryebashkiakut Bloomberg është fakti se gjatë 10 vitteve të shkuara ai ka pasur vetëm dy palë këpucë për punë. Ato përbëhen nga lëkurë e zezë dhe mundësojnë komfortin dhe funksionalitetin më të mirë për një miliarder. Ai e di se ato janë më e mira për të dhe zgjedh të kursejë paratë e tij për gjëra të tjera, sesa të shpenzojë një ‘thes të vogël’ me para për këpucë që nuk do t’i veshë kurrë realisht.

Bill Gates
Pasuria neto: 79 miliardë $

Mësoni nga mësimet e së shkuarës. Të bëni gabime me paratë është një ngjarje e zakonshme e jetës. Ne të gjithë i bëjmë ato, por ata prej nesh të cilët ia arrijnë në fund suksesit financiar në jetë, jo vetëm që i bëjnë ato gabime, por çfarë është më e rëndësishmja, ata mësojnë prej tyre. Bill Gates i mirënjohur si një nga njerëzit më të pasur në botë ka thënë njëherë, “Nuk ka asgjë të keqe të gëzohesh për suksesin, por është më e rëndësishme të kesh parasysh mësimet nga gabimet.

Ingvar Kamprad
Pasuria Neto : 53 miliardë $

Shmangni shpenzimet e panevojshme. Ingvar Kamprad, themeluesi i IKEA-s, beson se disa shpenzime janë thjesht të panevojshme, edhe pse mund të keni shumë para për to. Ashtu si shumë individë të tjerë super të pasur, ai preferon të fluturojë në klasin ekonomik sesa me një avion privat. Në kujtimin tij, Kamrad shkroi: “Ne nuk kemi nevojë për makina që bien në sy, tituj impresionuesë, uniforma ose simbole të tjera që tregojnë status. Ne mbështetemi në fuqinë dhe vullnetin tonë!”

Warren Buffett
Pasuria Neto: 66.1 miliardë $

Këshilla kursimi nga milirderë që të gjithë duhet t’i dinë-3-businessmag

Blini një shtëpi sipas nevojave tuaja. Warren është shembulli klasik i këtij rregulli. Ai jeton ende në Omaha, shtëpinë e tij në Nebraska të cilën e ka blerë që në vitin 1958 për 31,500$. Pavarësisht se ka miliona dollarë në dispozicionin e tij, Buffet-it i duket e paarsyeshme të jetojë në një vilë gjigande vetëm sepse mundet ta bëjë. Në vend të kësaj ai gjendet rehat në shtëpinë e tij me 5 dhoma gjumi e cila ndodhet në qendër të shtetit.

Oprah Winfrey
Pasuria Neto: 2.9 miliardë $

Gjeni pasionin tuaj të vërtetë. Kjo këshillë e thjeshtë i ka kushtuar shumë kohë Oprah-s. Asaj i njihet shprehja, “Ju bëheni ajo që besoni. Ju jeni atje ku jeni sot bazuar në gjithçka që keni besuar.” Të kuptoni se çfarë dashuroni dhe më pas ta ndiqni atë me gjithçka që keni shpeshherë do të rezultojë me shpërblimet më të mëdha në jetë.

Richard Branson
Pasuria Neto: 5.1 miliardë $

Vendosni objektiva dhe bëni gjithçka që keni në dorë për t’i arritur. Miliarderi britanik dhe themeluesi i Virgin Group, Richard Branson e nisi me objektiva të thjeshtë. Ato nuk ishin as më realistët, por ai i caktoi ato dhe i ndoqi. Nuk kishte si t’i shkonte mendja se çfarë do të arrinin një ditë ato objektiva të theshtë të vendosur nga ai.

Carlos Slim Helú
Pasuria Neto: 78.5 miliardë $

Nisni që herët të kurseni paratë tuaja. Carlos Slim, një biznesmen meksikan, i cili kohët e fundit është spostuar nga Bill Gates si njeriu më i pasur në botë, ofron një nga këshillat më të rëndësishme kur vjen fjala për të shijuar suksesin financiar. Filloni të kurseni fitimet tuaja sa më herët të jetë e mundur. Sa më herët që të filoni të kurseni paratë tuaja dhe t’i menaxhoni ato si duhet, aq më mirë do të gjendeni më pas në jetë, pavarësisht punës që do jeni duke bërë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

John Caudwell
Pasuria Neto: 2.6 miliardë $

Përdorni mënyra alternative të transportit. Ky biznesmen anglez ka vënë pasurinë e tij në industrinë e telefonave mobile, por kjo nuk do të thotë se atij i duket e domosdoshme të udhëtojë në një makinë të shtrenjtë dhe të mburret me pasurinë e tij. Në fakt, ai ende kënaqet duke ecur, duke ngarë biçikletën dhe madje duke përdorur transportin publik për të shkuar sa andej këtej.

David Cheriton
Pasuria Neto: 1.7 miliardë $

Mësoni se çfarë mund të bëni vetë. David Cheriton ishte një nga investitorët e parë në Google dhe kënaqet me një kthim nga investimi i tij fillestar prej 100,000 $ të bërë në 1998-ën. Ai refuzon të shkojë të berberi dhe i pret vetë flokët e tij. Edhe këto kursime të vogla në dukje mund të shtojnë vlerë sidomos nëse i adoptoni në fushat e tjera të jetës. Thjesht mendoni se sa para mund t’u kishit dhënë njerëzve të tjerë për të bërë gjëra që mund t’i bëni vetë në mënyrë perfekte.

Mark Zuckerberg
Pasuria Neto: 30 miliardë $

Ngisni një makinë modeste. Edhe themeluesi i Facebook jeton duke kursyer në shumë mënyra. Njëra prej tyre është se ai nget një makinë modeste, një Acura 30,000$, një sedan fillestar. Ai mund të kishte çfarëdolloj makine që do dëshironte të ngiste, ose një flotë me to madje, por ai zgjedh këtë automjet të thjeshtë dhe praktik.

John Donald MacArthur
Pasuria Neto: 1 miliardë $ në vdekje në 1978-ën ($3.7 miliardë sot)

Hartoni një buxhet dhe mos dilni jashtë tij. MacArthur, i cili ishte aksioneri i vetëm i Bankers Life dhe Casualty Company në Çikago, e nisi karrierën e tij me një përvetësim të vogël dhe më pas ndërtoi gjithçka rreth tij. Pavarësisht se jetoi në një kohë ku gjithçka bënte fjalë për ekstravagancën dhe “glamour”-in e Hollywood-it, MacArthur refuzoi të jetonte në këtë marrëzi dhe zgjodhi kursimin si mënyrë jetese. Ai nuk zotëroi kurrë lukse ekstravagante, nuk kishte kurrë agjentë për shtypin dhe mbante një buxhet vjetor prej 25,000 $.

 

Rose Kennedy
Pasuria Neto: E panjohur në kohën e vdekjes në 1995-ën

Jini kreativë dhe kërkoni alternativa në shpenzime. Rose Kennedy është më e famshme për rolin e matriarkes së familjes famëkeqe, por taktikat e saj të kursimit të parave ishin pothuajse mbresëlënëse, duke marrë në konsideratë sasinë e pasurisë që kishte akumuluar familja. Në vend që të blinte pako të mëdha me letra të këqija, ajo priste derisa të vinte fundi i vitit qe të blinte kalendarë të vjetër që kishin dalë nga përdorimi. Kjo alternative ishte zakonisht më e lire se sa blerja e letrave të cilësisë së dobët. Kështu ajo kishte mundësi të kursente edhe në gjërat më të vogla.

në-supermarket-merrni-para-sa-ju-duhen-businessmag

T. Boone Pickens
Pasuria Neto: 1 miliardë $

Bëni një listë pazari dhe merrni vetëm paratë që ju duhen për listën. Mogul-i dhe miliarderi i vajgurit, Pickens praktikon gjithmonë një mënyrë të sigurtë për të kursyer para; ai nuk mban kurrë me vete më shumë para se ç’i duhen. Ai bën një listë të ushqimeve që i duhen para se të shkojë në dyqan, ble vetëm artikujt në të, dhe merr me vete para sa për t’i blerë ato. Ju nuk mund të shpenzoni para që nuk i keni apo jo?

Jim Walton
Pasuria Neto: 34.7 miliardë $

Nuk ju duhet gjithmonë më e fundit dhe më e mira. Walton, djali më i vogël i themeluesit të WalMart, Sam Walton, jeton duke kursyer ashtu siç e ka mësuar gjithmonë i ati. Pavarësisht pasurisë së madhe të Walton, ai vazhdon të ngasë një kamionçinë mbi 15 vjet. Ai mendon se është më mirë të nxirrni gjithçka që keni nga automjetet tuaja sesa të ngisni më të fundit ose më të shtrenjtat që mundeni.

Donald Trump
Pasuria Neto: 3.9 miliardë $

Punoni fort. Donald Trump ia atribuon të gjithë suksesin e tij etikës së tij në punë. Shumë të jashtëm e shohin Trump si “fatlumin” e botës financiare, por Trump thotë se fati vjen nga puna e zellshme. “Nëse puna jote shpërblehet, që me shumë gjasa ashtu do të jetë, njerëzit mund të thonë thjesht se keni qenë me fat. Mbase është kështu, sepse jeni mjaftueshëm me fat që keni trurin që punon shumë!” thotë ai.

Robert Kuok
Pasuria Neto: 11.5 miliardë $

Kapni shanset kur ju jepet mundësia. Robert Kouk, njeriu më i pasur në Malajzi, jeton thjesht me anë të rregullave të mësuara prej nënës së tij, që të mos jetë kurrë lakmitar, të mos përfitojë kurrë nga të tjerët dhe të ketë gjithmonë dinjitet kur bëhet fjalë për çështje parash.

Kouk shpjegon që në mënyrë që të bëheni i suksesshëm financiarisht, duhet të jeni kurajozë dhe të kapni gjithmonë mundësitë që ju dalin në rrugën tuaj, edhe kur të tjerët dyshojnë për aftësitë tuaja.

Li Ka-shing
Pasuria Neto: 31 miliardë $

Jetoni një jetë të përulur. Pasuria e pabesueshme e këtij njeriu shtrihet në 52 shtete dhe ka mbi 270,000 të punësuar. Ai në fakt është nga ata që e ka lënë shkollën. Ai ia dedikon suksesin e tij të jashtëzakonshëm të jetuarit e një jete të përulur dhe të thjeshtë. Kur sapo nisni, duhet t’i mësoni vetes si të adaptoni një stil jetese që është i përshtatshëm dhe jo spektakolar.

Jack Ma
Pasuria Neto: 10 miliardë $

Klienti vjen gjithmonë i pari. Jack Ma, themeluesi i Grupit Alibaba dhe , i cili nuk e ka të trashëguar pasurinë e tij, beson se konsumatorët duhet të jenë gjithmonë prioriteti numër 1. Pas tyre vijnë punonjësit dhe të fundit në radhë duhet të vijnë aksionerët. Ma beson se qëndrimi i një personi në mënyrën se si e ndërton jetën e tij është më e rëndësishme se sa aftësitë e tij.

Howard Schultz
Pasuria Neto: 2.2 miliardë $

Kuptoni se paraja nuk është gjithçka. Howard Schultz, President dhe CEO i Starbucks, ka thënë se vlerat e një individi janë shumë më tepër të rëndësishme se sa pasuria e tyre neto. Ai mësohet të ketë thënë, “Unë nuk kam dashur kurrë të jem në ndonjë listë miliarderësh. Nuk e kam përcaktuar kurrë veten nga vlera ime neto. Unë gjithmonë përpiqem ta përcaktoj veten time nga vlerat e mia.”

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0