Këshilla e filantropistit më të madh në histori për milionerët modernë

Këshilla e filantropistit më të madh në histori për milionerët modernë


Njëqind vjet më parë, Andrew Carnegie vdiq në Lenox, Massachusetts.

Por, në shtratin e tij të vdekjes, Carnegie ishte shumë i shqetësuar. Atij i kishin mbetur pa i dhuruar edhe 30 milionë dollarë nga pasuria e tij.

Ai shqetësohej jo sepse donte të vdiste më i pasur, as nuk donte të linte më shumë para për familjarët e tij.

Por, për shkak se nuk i kishte dhuruar edhe këto 30 milionë, krahas 300 milionë dollarëve që dhuroi gjatë jetës së tij, duke e bërë filantropinë e tij të pakrahasueshme, edhe sot.

Në librin e tij Ungjilli i Pasurisë, Carnegie shkroi se asnjë person i pasur nuk duhet të linte para pas vdekjes së tij. “Burrat që lënë shuma të mëdha në këtë mënyrë, me të drejtë mund të mendohen si burra që nuk do t’i linin fare, nëse do të kishin mundësi t’i merrnin me vete”.

Përkundrazi, është detyrë e një milioneri të sigurohet që të dhurojë gjithçka gjatë jetës së tyre:

“Njeriu që vdes duke lënë pas tij miliona, të cilat kanë qenë nën administrimin e tij gjatë jetës, do të vdesë pa nderime dhe pa lëvdata. Dhe përfundimi është ky : Njeriu që vdes i pasur, vdes i turpëruar”.

Për fat të mirë, Carnegie la si trashëgimi disa zgjidhje praktike për çdo milioner të shqetësuar për një vdekje të pavlefshme dhe pa nderime.

“Nëse ndonjë milioner është në dilemë se si të arrijë të shfrytëzojë pasurinë e tij për të mirë, ja një fushë e cila nuk mund të pushtohet kurrë plotësisht,” shkroi Carnegie. Kjo fushë ishte arsimi, ku ai harxhoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij neto, 372 miliardë dollarë (e llogaritur në paratë e sotme).

Kjo nuk nënkuptonte vetëm dhënien e kësaj shume parash vetëm për shkollat apo universitetet. Carnegie ndërtoi mbi 3,000 biblioteka publike në të gjithë botën, një nga trashëgimitë e tij më të mëdha filantropike.

Carnegie sfidon filantropët që të kenë një mision të qartë për t’u përqëndruar në atë që mund të sjellë ndryshime në botë dhe jo vetëm në atë që i ngacmon pasionet e tyre”, tha ish kryeministri britanik Gordon Brown gjatë një dokumentari të BBC-s për Carnegie-n.

Carnegie besonte aq fuqishëm që pasuria duhet të dhurohet gjatë jetës së njeriut, saqë favorizonte një taksë prej 100% të trashëgimisë.

Sot, ata të cilët planifikojnë të japin më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre për filantropinë, në vullnetin e tyre, prapë nuk po bëjnë aq sa duhet.

As ata individë në Mbretërinë e Bashkuar me pasuri më shumë se 12 milionë dollarë, nuk po bëjnë asgjë duke dhënë për bamirësi 289 dollarë në vit.

Në fakt, dhurimet e milionerëve po bien si në Mbretërinë e Bashkuar, në vendlindjen e Carnegie, edhe në SH.B.A, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Ky është një rast që çdo milioner të reflektojë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0