Këpucët e Kosovës tashmë edhe në Serbi dhe Rumani - Business Magazine Albania

Këpucët e Kosovës tashmë edhe në Serbi dhe Rumani


Fabrika e këpucëve Solid në Suharekë ka nisur me sukses eksportin e parë të këpucëve për në Rumani dhe Serbi përkundër faktit se këto dy shtete ende nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës. Në nisjen e eksporteve kanë marr pjesë edhe një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini.

Sipas njoftimit, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se eksporti i prodhimeve “Made in Kosova” për në Rumani dhe Serbi, shtete këto që se kanë njohur Kosovën ka rëndësi të madhe. Sipas tij kjo po bëhet falë diplomacisë ekonomike të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Edhe pse vështirësitë për qarkullim në këto dy shtete janë evidente, bizneset e tyre po i vlerësojnë lart prodhimet e Kosovës”, tha Shahini.

Ai tha se AKB-ja në vitin 2012 e më vonë kanë lobuar fuqishëm në Rumani, që prodhimet e Kosovës të eksportohen atje. Ky është një rezultat dhe arritje për të gjithë Kosovën.
“Prodhimi cilësor ka gjetur ato tregje dhe ky është një rezultat i fuqishëm që produktet e Kosovës të depërtojnë atje ku as institucionet e shtetit e shpesh herë as qytetarët nuk aritur të depërtojnë”, tha Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se institucionet tona duhet ta ndërrojnë mentalitetin për avancimin e prodhuesve vendës, në atë mënyrë që të marrin tregje të huaja dhe të rritet fuqia konkurruese.

Ai tregoi se prodhuesit po përballen me vështirësi të shumta dhe që institucionet e kanë për obligim që të krijojnë klimë më të favorshme për prodhuesit vendas e të cilët janë ardhmëria e vendit.

Ahmet Kuqi, nga fabrika e këpucëve Solid tha se po nisin eksportin e mbi dy mijë palë këpucësh për në Rumani dhe mbi një mijë palë të tjera për në Serbi.

“Eksporti po realizohet me mbishkrimin apo deklaracionin “Made in Kosova”. Për në Rumani po eksportojmë për herë të parë, ndërsa në Serbi po vazhdojmë eksportet tani dhe tre vjet me radhë dhe pa asnjë problem do të vazhdojë eksporti “, tha Kuqi.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0