Keiretsu Forum South East Europe (KFSEE) Pitch Day: " Një fitore jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin" - Business Magazine Albania

Keiretsu Forum South East Europe (KFSEE) Pitch Day: ” Një fitore jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”

Keiretsu Forum SEE Pitch Day: " Një fitore jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin"

Keiretsu Forum South East Europe (KFSEE) është rrjeti më i madh i angel investors në botë, me mbi 3000 investitorë të akredituar në 60 shtete në mbarë botën. Për më shumë se 20 vjet, anëtarët e forumit kanë investuar mbi 1 miliard dollarë në 1000+ startups të verifikuar. Forumi është një rrjetëzim mbarëbotëror i qarkullimit të kapitalit, burimeve dhe marrëveshjeve të biznesit i shtrirë në 3 kontinente. Anëtarët e KFSEE investojnë në mundësi investimi me cilësi të lartë dhe të larmishme. Tanimë ky rrjet global i investitorëve, organizon eventin e trete në Shqipëri duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi dhe përkrahjeje për start up-et këtu dhe për ekosistemin e start up-eve rajonale në tërësi. 

Keiretsu Forum SEE Pitch Day i zhvilluar në datë 21 Qershor tek Piramida, ishte eventi i cili mblodhi së bashku sipërmarrës, investitorë, dhe ekspertë të industrisë, dhe risolli në vëmendje potencialin e Shqipërisë për tu shndërruar në një ekosistem dinamik biznesi dhe investimesh të suksesshme në rajon. Perspektiva e vendit tonë për dekadën e ardhshme vlerësohet të jetë mjaft premtuese.

Duke qenë të vetëdijshëm për mungesën dhe nevojat e financimit që sipërmarrësit aspirues kanë, KFSEE do të kontribuojë si një ekosistem rajonal i inovacionit dhe sipërmarrjes në zhvillim – duke bashkuar në të njëjtin vend, udhëheqës e investitorë lokal, rajonal dhe ndërkombëtarë, organizata e sipërmarrës – të rinj ambiciozë dhe novatorë që kërkojnë kapital për startup-et e tyre. Nëpërmjet ekosistemit inovator dhe profesional çdo sipërmarrës aspirues do të ketë një hapsirë për të shprehur idenë e biznesit dhe për të marrë mbështetjen e nevojshme për ta zhvilluar atë drejt rrugës së suksesit. Zhvillimi i eventit nga KFSEE në Tiranë ishte një sukses i madh dhe një dëshmi e potencialit premtues të sipërmarrësve shqiptarë. Me mbështetjen e duhur, idetë inovative mund të kthehen lehtësisht në histori suksesi, dhe anëtarët e forumit janë këtu për të qenë pjesë e historisë së suksesit të sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre ne rajon.

Fjalën hyrëse të eventit e kishin Ardian Hoxha President Kapitulli i Keiretsu Forum SEE,  Delina Ibrahimaj – Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Eduard Shalsi Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe ndër inicuesit e parë në Shqipëri për ligjin e startup-eve. 

  Një nga momentet e spikatura të eventit ishte nënshkrimi i marrëveshjes midis Keiretsu Forum  SEE përfaqësuar nga Ardian Hoxha dhe Ministres së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit në Shqipëri, znj. Delina Ibrahimaj. Një hap i rëndësishëm për zhvillimin e start up-eve.

“Rajoni ynë i Europës po pëson rritjen më të madhe në sektorin e startup-eve në krahasim me rajonin perëndimor, lindor dhe atë qëndror. Nuk mjafton vetëm të kesh para por duhet edhe lidhja me talente dhe ide. Ka vende që kanë të ardhura të larta por nuk kanë të zhvilluara ekosistemin e talenteve dhe ideve. Ndaj Shqipëria parashikohet të pësoj një rritje të investimeve dhe suksesit në sektorin e sipërmarrjes sepse kemi talente dhe ideatorë kreativ e ambicioz” – u shpreh z.Hoxha.

Lexo edhe: Ngjarjet kyçe që bënë bashkë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri

Pyetjes se si mund të bëhet dhe Shqipëria nje Silicon Valley panelistët ju përgjigjën se hapja e mëtejshme e bizneseve dhe universiteteve, si dhe krjimi i urave të bashkëpunimit midis bizneseve do të shërbente për të transformuar ekosistemin shqiptar të startup-eve në një tjetër stad, dhe për të kultivuar kulturën e investitorëve referuar kulturës së SiliconValley (me angel investors, biznese unicorns, etj).


“Eksperienca bashkëngjitur informacioneve është një nga komponentët më të rëndësishëm dhe diferencues nëse aspironi të jeni të suksesshëm në biznes. Ne këtu kemi avantazh të madh sepse kemi mundësinë të shohim në mënyrë të vazhduar dhe në kohë reale nisma start up-esh që ndërmerren, si ecin ato apo dhe si dështojnë. Kjo përbën një burim i çmuar informacionesh që na ndihmon ne për rrugëtimin tonë personal të të bërit të suksesshëm ” – shtoi z.Hoxha.

Disa prej të ftuarve special pjesë e panelit të drejtuar nga Ravik Mima, CEO i KFSEE ishin Zach Coelius, Partner Menaxhues i Coelius Capital, Silicon Valley; Francesco Cracolici, CEO i Nomadic Minds, Silicon Valley;  Stevica Kuharski, Partner pranë Fil Rouge Capital, Zagreb. Për ta, Shqipëria është një vend në rritje dhe me një të ardhme premtuese në sektorin e sipërmarrjeve dhe potencialit për investime fitimprurëse. Gjithashtu, natyra ndërvepruese e këtij paneli bëri që të gjithë të pranishmit të merrnin sugjerime të drejtpërdrejta nga këta lidera të industrisë.
Të pranishëm ishin sipërmarrës e investitor vendas, e mbarëkombëtar si Leo Blakaj, Kristian Kabashi nga Zvicra themelues I Numarics, Grant Van Cleve, një investitor amerikan në 110 kompani si dhe investitorët institucionalë si BEI, banka nga Shqipëria dhe Kosova, një fond holandez, dhe shumë të tjerë. Fokus i diskutimeve event ishte perspektiva e biznesit dhe investimeve fitimprurëse në Shqipëri, rëndësia e “angel investors”, përkrahjes së talenteve dhe ideve unike dhe reduktimi i barrierave me synim inkurajimin e hovit të krijimit dhe zhvillimit të start up-eve në vend. Vëmendja e investitorëve dhe gjithë të pranishmëve iu dedikua pesë startup-eve që prezantuan konceptin e biznesit të tyre dhe vizionin.

  • Nga Shqipëria për KFSEE, prezantuan idenë e tyre Cleanex – një startup që ndërlidh menaxherët e pronave të Airbnb me pastruesit e pavarur, duke thjeshtuar kështu rezervimin e shërbimeve të pastrimit për qiratë afatshkurtra.
    ● Përfaqësuesi i TradeSmart, startup nga Mali i Zi, prezantoi një platformë multifunksionale, me një hyrje të vetme për pagesa ndërkombëtare të sigurta, të shpejta dhe transparente, për të lehtësuar transaksionet ndërkombëtare.
    Hexidea, ide e themeluar në Kosovë, ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për bizneset, me veçori të integruara të inteligjencës artificiale.
    Patoko, startup nga Shqipëria është vlerësuar si Startup i Vitit në ICT Awards. Ky aplikacion lidh përdoruesit dhe ofruesit e shërbimeve të lëvizshmërisë në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë.
    ● Mushroom Genetics, themeluar nga një sipërmarrës rus në Shqipëri, prodhon suplemente dietike me cilësi të lartë të bëra nga kërpudhat.

Me sallën e mbushur plot dhe një atmosferë premtuese, ngjarja përfundoi me një sesion rrjetëzimi ekskluziv në majë të Piramidës, ku sipërmarrësit e rinj patën mundësinë të diskutojnë dhe të marrin sugjerime konstruktive për hapat e tyre të mëtejshëm. Në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e ekosistemit, KFSEE do të shpallë së shpejti thirrjen e radhës për sipërmarrësit, me eventin pasues që do të zhvillohet në Prishtinë, Kosovë. Anëtarësimi në Keiretsu Forum SEE mbetet një thirrje e hapur për të gjithë investitorët dhe aktorët kyç të ekosistemit për t’u bashkuar në qëllimin për të zhvilluar inovacionin në Shqipëri dhe më gjerë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0