Kategoritë e automjeteve, që nuk do të paguajnë taksën vjetore

Kategoritë e automjeteve, që nuk do të paguajnë taksën vjetore


Mjetet e transportit si autobus (mbi 8+1), taksi ose mjete të tjera transporti për brenda qytetit, për jashtë qytetit, për turizëm brenda dhe jashtë vendit, për transport ndërkombëtar të rregullt, për personele dhe për llogari të subjekteve brenda dhe jashtë vendit, nuk do të paguajnë taksën vjetore.

Kryeministri Edi Rama, përmes llogarisë së tij në Facebook, njoftoi se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor do të mbulojë pagesën e tarifës vendore të këtyre mjeteve, nga fondi i vet.

Lexoni: Flutura Xhabija: Gratë sipërmarrëse janë pa mbështetje

Gjithashtu, ata që e kanë paguar taksën do të kompesohen. Vendimi do të hyjë në fuqi brenda muajit maj 2020. Nga ky vendim do të përfitojnë 7,204 mjete.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0