Flutura Xhabija: Gratë sipërmarrëse janë pa mbështetje - Business Magazine Albania

Flutura Xhabija: Gratë sipërmarrëse janë pa mbështetje


Flutura Xhabija, Presidente e Shoqatës së Grave Profesioniste dhe Afariste, flet për situatën e grave të biznesit. Komuniteti është aktiv në komunikim, por gjendet pa mbështetje. Xhabija tregon se gratë sipërmarrëse po informohen, dhe janë aktivizuar të zhvillojnë më tej planet e biznesit. Por, burimet financiare dhe mbështetja nga ana e qeverisë mbeten të pakëta.

Cili ka qenë efekti i COVID te gratë sipërmarrëse, anëtare të shoqatës?

Sigurisht ka qenë e papritur, si në të gjithë botën, dhe si gjithmonë në kriza e vështirësi ato që e pësojnë janë gratë, edhe në fushën ekonomike. Edhe tek ne biznesi i vogël, ku predominojnë gratë është prekur aq shumë sa rigjallërimi kërkon besim, bashkëpunim dhe transparencë dhe ndihmë reale dhe aty ku ai ka nevojë për frymëmarrje. Sapo u vendos karantinimi total dhe pa afat, shoqata jonë dhe lidershipi u angazhua të lidhet online, të cilën për fat të mirë e për nevojat tona në rritje për komunikim të shpejtë, e ka filluar herët. Të gjitha mjetet dixhitale i kemi përdorur maksimalisht, pa pasur asnjë mbështetje shtetërore ose nga donator, ku 90 % e tyre janë me drejtim qeveritar, edhe shoqëria civile gjithashtu është e kapur fort nga politika. Gjithsesi, shoqatat e grupet e interesit me status real e të qëndrueshëm, kanë dhënë prova të kundërta me realitetin e hidhur. Shoqata jonë që 4 muaj më parë, përdori grupet dixhitale në shumë rrethe dhe sapo filloi era e Covid 19, krijuam në whatsup, fashën tonë dhe menjëherë transmetonim dekretivat qeveritare dhe merrnim feedbackun nga anëtarët për t’ua përcjellë partnerëve tanë më të afërt, natyror, si Ministrinë e Financave, Dhomën e Tiranës, Unionin e Dhomave dhe partnerët ndërkombëtarë. Rinisëm kështu komunikimin dhe sprovat dixhitale me video. Pothuaj çdo ditë përcillen informacionet, debatet, kërkesat dhe ankesat legale si dhe marrja e të dhënave nga secili për problemet më emergjente. Kështu, arritëm dhe është on, lidhja me  12 rrethe, me mbi 60 veta, ku mjaft aktive janë sipërmarrëset nga Pogradeci, Tiranë, Shkodra, Durrësi Lezha dhe Shkodra.

Si po reagojnë ato për të ecur përpara me punët? Çfarë masash të reja kanë marrë apo çfarë po ndodh nëse nuk kanë ndërmarrë gjë?

Në fillim ishte katastrofe, edhe për mua, sepse duke qenë në një biznes shërbimi, freelance, përkthim. Mbyllja brenda shtëpise të pengon jo për të përkthyer, por për klientë që nuk dalin, për noterë që nuk dalin, për veprime administrative që nuk janë etj, etj. Po kështu shërbimet si floktaria, artizanati, ndërtimi, hoteleri, arsimi privat, etj, u alarmuan aq shumë sa tronditi perspektivën e po vihej në diskutim edhe falimentimi. Vendimmarrja e shpejtë e jona, bëri që të mos ndalim lidhjet me partnerët tanë si: Dhomat e Tregtisë, Unioni i Dhomave, Ministria e Financave, Këshilli Kombëtar i Investimeve, Policia e Shtetit, Ministri e Sipërmarrjes. Dhe duke qenë aktive dhe me struktura të ngritura aktive dhe në veprim, merrnim pothuaj çdo ditë informacion në lidhjet me partnerët e huaj, projektet që kemi aplikuar, plotësim pyetesoresh etj.

Paketat qeveritare për pagë lufte, për pagesë punëtorësh, për qeratë, siguracionin, blerjen e lëndëve të para, taksat lokale dhe qendrore, si dhe pagesat e pafundme që i dalin përpara biznesit të vogël. Nje problem tjetër i përmendur nga përgjigjet, ishte edhe hapja  e disave dhe bllokimi i të tjerëve që ishin në korrelacion me shumë biznese. Problemi i bankave, ende biznesin e grave nuk e shqetëson sepse vetë bankat kanë mentalitet të prapambetur dhe nuk paraqesin paketa reale lehtësuese për sipërmarrëset gra; ky është një handikap i vjetër bankar që shoqata jonë e ka prezantuar shpesh herë në takime të tilla dhe tani në kohërat e viruseve duhet të rishihet edhe njëherë nga bankat e vogla e të mëdha si një mundësi qarkullimi likuiditetesh, por mjaft suportiv për të dyja palët.

Lexo: Konfindustria: të hiqen masat shtrënguese. Nevojitet qarkullimi i lirë Shqipëri-Kosovë

Ju si shoqatë si keni vepruar? Si po i këshilloni ato dhe çfarë kërkesash keni percjellë tek institucionet publike?

Ne hartuam një pyetësor emergjent dhe problemet më të mëdha që dolën ishin: ende nuk kanë marrë asnjë rimbursim, as bëhet fjalë për pagesat e qerase, as për pagesat e taksave ose sigurimet shoqërore. Është e vërtetë që orientimi i biznesit të grave ka qenë i ngadaltë, por kjo nuk justifikon ngadalësinë e shtetit, kur të gjitha gratë në biznes të vogël  janë ligjore, të rregullta në pagesa, por rezervat e këtij biznesi dihet që fiton dhe paguan, brenda ditës, nuk ka ende luksin të ruajnë diçka sepse shkatërrimi i biznesit të vogël ka 30 vjet që e vjedhin, e lodhin, e sorollatin dhe aspak nuk e suportojnë as me ato detyrime ligjore që organet respektive e kanë për detyrë. Biznesi i grave ka mjaft probleme, por në diskutimet midis nesh, është orientuar tek partnerë të besueshëm, tek njohja mirë e informacioneve dhe e ligjit, tek mundësitë qeveritare të krijuara dhe tek bashkëpunimi lokal e qendror i vetë grave në biznes, përvoja e secilës është një pikë referimi dhe orientimi për secilën. Po kështu për anëtarët është përdorur edhe ndërhyrja dhe këshillimi me ekspertet tona, të cilat i kemi në grup, për rivlerësim të biznesit, për gjetjen e pikave të forta dhe të dobëta dhe angazhimin maksimal të gjetjes së rrugëve të zgjidhjes brenda tij dhe bashkëpunëtorëve të vet.

Ju si e shihni këtë situatë?

Personalisht e quaj shumë të vështirë dhe tepër të lodhshme për mua dhe për anëtarët e mia të cilave i ka kaluar, po i kalon dhe do t’i kalojë jeta vetëm me sakrifica; rritja e biznesit tonë është e ngadaltë si breshka dhe aspak kompatibël me ritmin rajonal, europian dhe botëror; rrethet janë mjaft keq, por varfëria në të gjitha fushat nuk i lejon të shohin me tepër ose të bëjnë një hap përpara, të paktën deri tani sistemi politik dhe socio-ekonomik ka qenë frenues, mos të themi shkatërrues ; e vetmja shpresë e jona është transferimi i biznesit tek fëmijtët tanë dhe bashkëpunimi midis nesh, duke forcuar edhe më shumë shoqatën, lidershipin e saj dhe perspektivën.

Për fat të keq, shpresa jonë është tek partneriteti huaj ku ne aderojmë për 25 vjet në shoqatat simotra dhe marrim e japim aq shumë sa ia kalon 10-fish atij kombëtar. Ky është realitet dhe edhe pak kohë kështu do të mbetet, sepse politika ka akaparuar puthuaj çdo qelizë progresiste të pavarur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0