Juria ndërkombëtare EYA Online ka përzgjedhur 49 projekte nga 167 aplikimeve për #EYA16. Pas dy raundeve në internet, 49 projektet më të mira dixhitale për përmirësimin e shoqërisë do të diskutohen dhe vlerësohen në një proces tre ditor demokratik.
Një juri e veçantë me 20 ekspertë ndërkombëtarë dhe të Qipros do të takohen në Larnaka, Qipro, për të zgjedhur një nga fituesit në secilën nga tetë kategoritë e Eya.
“Europian Youth Award e këtij viti ofron një përzgjedhje të projekteve inovative dixhitale që përdorin komunikimin dixhital dhe IT për të përmirësuar kushtet e shoqërisë dhe për të trajtuar sfidat urgjente.
Pasioni dhe dëshira për të bërë ndryshim pozitiv për Europën, e këtyre të rinjve është e jashtëzakonshme. Ekspertët ndërkombëtarë të ‘Jurisë së Madhe’ (Grand Jury) do të japin kohën dhe ekspertizën e tyre për të zgjedhur projektet më të mira në tetë kategori për #EYA16″, thotë Peter A. Bruck, themeluesi dhe organizatori i Eya.
Do mbahet më 23 shtator, është një shans unik për të përmbushur dhe shkëmbyer eksperiencat me ekspertët e EYA Grand Jury dhe për të diskutuar sfidat aktuale.
Grand Jury dhe Expert Forum në Qipro është pritur nga Ministria e Energjitikës, Tregtisë, Industrisë dhe Turizmit, nga ‘Digital Champion’ i Republikës së Qipros dhe Universiteti i Central Lancashire të Qipros.
Projektet dixhitale të përzgjedhura si më të mirat për kategorinë e vitit 2016 do të ftohen në eventin e fituesve, në Festivalin Eyo, e cila do të zhvillohet në Graz nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor.
Jo vetëm që i pret një vend i caktuar ‘pitching’ për të paraqitur zgjidhjet e tyre të jashtëzakonshme në skenë, për më tepër konkursi i veçantë Eurpian për startup-et e rinj dhe sociale dixhitalë do i ndihmojnë ato të fitojnë njohuri dhe kontakte përmes një programi të veçantë mentorial që zgjat nga shtatori deri në dhjetor.
Mentorët e dedikuar janë personalitete të shquar si Anna Wypior (SAP, Gjermani); udhëzuese dhe shoqëruese e ekipeve fituese dhe sigurion njohuritë e tyre të biznesit, ekspertizë dhe përvojë sipërmarrëse.
burimi: digjitale.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto