Duke kombinuar së bashku magjinë me komedinë dhe kulturën e udhëtimit, Julius është bërë një nga yjet më të njohur të mediave sociale në botë, duke grumbulluar mbi 20 milionë ndjekës online në tre vitet e fundit dhe duke u bërë një admirues në internet. Julius ka realizuar numra unikë magjie në rrugë në mbi 20 vende dhe ka bashkëpunuar me personazhe të dashur si Drake, Post Malone, Shawn Mendes dhe shumë të tjerë. Në konferencën Spark.me, ai do të flasë për mënyrën se si përdori mediat sociale për ndërlidhur magjinë me audiencën online të përdoruesve të rinj dhe të teknologjisë së lartë dhe si zhvilloi brandin më të madh global të magjisë me talentin e tij.
Kliko këtu për t’u njohur me të gjithë folësit e Spark.me 2019: https://bit.ly/2WZPMSK
Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, konkursin startup, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së parë të konferencës. Në biletë nuk përfshihen akomodimi dhe transporti. Të gjitha biletat e blera mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.
Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivatit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.
Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.