Jeni lodhur nga mbledhjet ezauruese? Ja zgjidhja për ju - Business Magazine Albania

Jeni lodhur nga mbledhjet ezauruese? Ja zgjidhja për ju

Një tjetër mbledhje e gjatë dhe e mërzitshme? Ju zëvendëson AI.

Google po përdor inteligjencën artificiale dhe ka krijuar një opsion që të ndiqni mbledhjet pa qenë prezent. Duet AI ka bashkuar forcat me Google Meet për t’i bërë mbledhjet më pak të lodhshme dhe më produktive.

Falë opsionit “ndiq për mua”, ju mund të lejoni inteligjencën artificiale që të ‘paraqitet’ në mbledhje në emrin tuaj, të përçojë fjalët tuaja dhe t’ju bëjë edhe një përmbledhje të ngjarjes.

Gjithashtu, nëse nuk e keni mendjen gjatë mbledhjes, AI do të mbajë shënime si dhe do t’iu dërgojë një përmbledhje të gjithë pjesëmarrësve që askush mos të humbasë asgjë.

Një tjetër opsion do t’iu vijë në ndihmë të gjithëve atyre që janë gjithnjë me vonesë. “Përmbledhja  e deritanishme” do t’iu paraqesë një raport të shpejtë se çfarë ka ndodhur dhe është thënë në mbledhje deri në momentin e mbërritjes së tyre.

Përveç kësaj, Duet AI do të kujdeset për pamjen dhe zërin tuaj duke përmirësuar më së miri ndriçimin dhe zërin.

Për pjesëmarrësit në distancë që telefonojnë në mbledhje, AI do të krijojë tabela dinamike për ta duke përdorur njohjen e fytyrës, në mënyrë që mos të duken larg dhe jashtë fokusit.

Google do të sjellë edhe titrat e përkthyera në 18 gjuhë kështu që Meet mund të dallojë menjëherë se cila gjuhë po flitet dhe të shfaqë përkthimin në kohë reale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0