Jeff Bezos fiton $29.5 miliard brenda 2015 - Business Magazine Albania

Jeff Bezos fiton $29.5 miliard brenda 2015


 

Ky vit ishte goxha i mirë për Amazonin dhe për Jeff Bezos, CEO e Amazon. Sipas Forbes, ai ka fituar këtë vit $29.5 miliard  ose më shumë se GDP-ja e 67 shteteve , përfshirë këtu  Kosovën dhe Maqedoninë.

Ky vit ishte mjaft i mirë edhe për miliarderë të tjerë. Mark Zuckerberg fitoi $11 miliard, Larry Page $9.2 miliard, Sergey Brin $8.9 miliard dhe Michael Bloomberg $5.5 miliard. Carlos Slim dikur njeriu më i pasur, këtë vit humbi $ 14.5 miliard. 

Jeff Bezos ka një pasuri prej $ 58.4 miliard dhe pati rritjen më të madhe në vlera absolute. Ai bëri $80 milion çdo ditë, $3.4 milion në orë dhe $56.126 mijë për minutë. Pasuria e tij vlen 59 herë më shumë se kontrata e përjetshme $500 milionë dollarëshe  e Lebron James me NIKE .

Pasuria që Jeff Bezos ka grumbulluar këtë vit është më i madh se GDP-ja e 67 shteteve. Ja disa prej shteteve që prodhojnë më pak se Amazon:

  • Burkina Faso është një shtet në Afrikë me një popullsi prej 18.4 milion dhe një GDP $29.42 miliard llogaritur në 2014 sipas FMN-së.
  • Zimbabve ka një popullsi prej 13  milion dhe GDP  $27.2 miliard.
  • Xhamajka një popullsi prej 2.7 milion dhe GDP $24.1 miliard.

Teorikisht Jeff Bezos mund të blerë AirBnB që ka një vlerë prej $25 miliard dhe kursen akoma $4.5 miliard.

Ja disa prej shteteve që prodhojnë më pak se Jeff Bezos:

  • Guinea Ekuatoriale, $28.62 miliard
  • Republika e Kongos, $28.36 miliard
  • Maqedonia, $27.72 miliard
  • Qipro, $27.52 miliard
  • Mali, $27.50 miliard
  • Armenia, $24.37 miliard
  • Mauritius, $23.53 miliard
  • Sudani Jugor, $23.50 miliard
  • Namibia, $23.48 miliard
  • Taxhikistan, $22.40 miliard
  • Malavi, $19.58 miliard
  • Kyrgyzstan, $19.23 miliard
  • Kosova, $16.92 miliard

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0