JE GATI TË BËHESH PJESË E NJË KOMUNITETI FRYMËZUES? - Business Magazine Albania

JE GATI TË BËHESH PJESË E NJË KOMUNITETI FRYMËZUES?


Çfarë i dallon njerëzit që arrijnë të bëjnë diferencën?!

Dëshira e tyre e zjarrtë për të rikrijuar veten dhe botën e tyre. Kjo ambicie e fortë i ndihmon ata të tejkalojnë pengesat dhe t’ia dalin.

Po cilët janë keta njerëz rreth nesh, me vetëbesim, vullnet dhe pasion për të bërë diferencën?

Ne duam t’i njohim ata, t’i mbështesim, e të ndajmë idetë dhe artikujt e tyre me ju. Sa më shumë njerëz me ide me vlerë të promovojmë, aq më shumë mund të frymëzojmë.

Business Magazine, në bashkëpunim me iMentor Albania, sjell rubrikën më të re: Klubi i Ekspertëve. Misioni ynë është të promovojmë njerëz ambicioz e vizionarë:

  • Sipërmarrës inovativë
  • Ekspertë, profesionistë e trajnerë me përvojë
  • Mentorë dhe drejtues biznesi që frymëzojnë me vizionin e tyre.

Do të jetë vendi i njerëzve që duan të shprehen e meritojnë të dëgjohen. Jo vetëm një vend inspirues, por një dritare e hapur mbi botën dhe suksesin!

Do të përzgjidhen ekspertët dhe profesionistët nga më të mirët e fushave të ndryshme:- të biznesit, teknologjisë, psikologjisë, gazetarisë, medias & PR, artit, marketingut, shitjeve, lidershipit, etj. Kjo do të jetë platforma e tyre për të krijuar brandin personal, e për t’u pozicionuar si ekspert i fushës në audienca edhe më të gjera.

Nëse ti je eksperti që po kërkojmë, a je gati të bëhesh pjesë e këtij komuniteti frymëzues?

Pse duhet Klubi i Ekspertëve dhe çfarë vlere do të sjellë ?

Të rinjtë do të mësojnë në mënyrë praktike, përtej teorisë së librave. Ata kanë nevojë të njihen me sfidat e vërteta të tregut shqiptar, me të cilat ekspertët e fushave që ata aspirojnë janë përballur. Kjo është mundësia e tyre të diskutojnë me ta, “të pinë një kafe virtuale” me njerëzit që kanë dashur gjithmonë të takojnë e të marrin mësimet e vlefshme që ata kanë nxjerrë gjatë rrugës.

Si të aplikoni për t’u bërë pjesë e Klubit të Ekspertëve ?

Për  të  aplikuar, dërgo një email në renatocivili@businessmag.al  me subjekt “Aplikim për Klubin e Ekspertëve”, dhe një përshkrim rreth eksperiencës dhe fushës tënde të ekspertizës. Do të njoftojmë ne më pas me email për përgjigjen dhe për hapat në vijim.

Nëse dëshiron të na sugjerosh dikë, shkruaje emrin e tij/saj në hapësirën e komenteve në postimin tonë dhe na dërgo një e-mail. Ne e vlerësojmë mendimin tënd.

Kandidatët do të përzgjidhen nga aplikimet dhe nga referimet e komunitetit tonë online, dhe më pas do të vlerësohen nga paneli ynë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0