Je drejt suksesit? Mirëmenaxho entuziazmin - Business Magazine Albania

Je drejt suksesit? Mirëmenaxho entuziazmin


Nga Klevisa Gjika, studente në Fakultetin e Gazetarisë, UT 

Ne jemi ata që punojmë çdo ditë, ndërveprojmë e madje edhe rrezikojmë për të ngjitur shkallët e karrierës, për t’i  parë gjërat nga një tjetër karrige.

Pasqyrimi i dijeve, aftësive e talentit në fushën përkatëse bën që dalëngadalë të vlerësohemi e të futemi nën petkun e menaxherit, redaktorit, e pse jo edhe në atë të aksionerit apo eprorit.

Në raste të tilla ndihesh kaq i përmbushur profesionalisht, sa papritur, në një mbledhje, prezantim apo organizim, teksa buzët të shkojnë të veshët e sytë të shkëlqejnë, ti nuk shprehesh dot.

Mjafton të marrësh frymë thellë, të kuptosh se të gjithë janë aty për ty, për të të dëgjuar, për të marrë ndonjë detaj apo kapur ndonjë frazë tuajën tepër interesante e motivuese. Ata janë aty për ty dhe presin t’i bësh të ftuarit e tu të ndihen të nderuar, pasi prezenca e tyre është respekt dhe vlerësim në fazat e para të inicimit të diçkaje.

Kujtoja vetes se ky është vetëm fillimi. Vetëpërmbahu, ndoshta picko edhe veten për të rikujtuar se je në një realitet ku peshorja më në fund anoi nga ti, por asnjëherë mos mendo se kaq ishte dhe se kaq doje.

Ti dëshiron të fluturosh nga gëzimi për këtë rast të shumëpritur e të ëndërruar, do të kthesh një apo më shumë gota, të dëfrehesh, të kërcesh, të festosh…

Të qenit entuziast, e sidomos kur arritje të mëdha të shoqërojnë është pozitive, por për ta mirëmenaxhuar entuziazmin, duhet të ndjekësh disa taktika të lehta, të thjeshta në mënyrë që gjithë shkëlqimi i atij momenti të mos zbehet e të mos përfundosh në ditët e zymta e jetën monotone.

Kështu, ji pak i zgjuar!

Ndaje kënaqësinë, lumturinë që dominon shpirtin tend. Shprehu thjesht e ji i kuptueshëm. Mos u përpiq të dukesh perfekt e të komandosh çdo gjë. Lëri gjërat të rrjedhin si nëpër ujëvara, ku të gjithë magjepsen nga natyraliteti ekzistues.

Ndaje gjithçka që do të thuash në pika referenciale, duke lehtësuar edhe punën tënde, por edhe për të mos u lodhur për të mbajtur mend gjithë tekstin që doje të thoje. Është e njëjta gjë sikur lexon një libër. Në përfundim të tij disa janë pikat kyçe, ku vërvitej autori. Të njëjtën gjë bëj edhe ti. Ji praktik, i shpejtë, konçiz e vlerësimi do të të shtohet akoma më shumë.

Kurrë mos e nënvlerëso veten.

Ti mundesh! Po…, ti mund t’ia dalësh e të kthehesh edhe në një muzë unike me vetëpërmbajtje, vetëbesim e sfidues në gjërat e reja.

Kurrë mos u ndal së kërkuari dritën në fund të tunelit, edhe nëse ti mendon se e ke arritur atë. Mos kërko asnjëhërë vezullim të menjëhershëm, pasi do të shuhesh e nuk do të mbahesh mend as për shkëlqimin që kishe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0