Shkencëtarët, dietologët dhe nutricionistët prej vitesh flasin për uljen e konsumimit të kripës për shkak të dëmeve që ajo sjell në shëndet. Këto përpjekje mund të jenë drejt finalizimit me shpikjen e një luge elektrike që stimulon gjuhën duke theksuar shijen e kripur në ushqimet që e përmbajnë me pakicë dhe si rezultat, mund të hani vaktin tuaj pa frikën e ngritjes së tensionit të gjakut.
Kjo lugë, e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin Meji në Japoni, funksionon me ndihmën e valëve elektrike për të dërguar jone sodiumi ose “kripë elektrike” në gojën tuaj. Rryma nuk ka asnjë efekt në trupin njerëzor madje ndryshon mënyrën si shijon ushqimi nëpërmjet perceptimit pseudo-sensor.
Shpikja, e cila pritet të dalë në shitje këtë vit, por çmimi nuk është bërë ende i ditur, është aq efektive sa e rrit shijen e kripës në ushqimet me përmbajtje të ulët të saj me 1.5 herë.
Së bashku me lugën, është edhe një tas me të njëjtin funksion. Vitin e shkuar, laboratori zhvilloi edhe shkopinj, të cilët transmetojnë jonet e sodiumit të lidhur pas kyçit të dorës.
Sasia e lartë e kripës rrit incidencën për tension të lartë, infarkte dhe sëmundje të tjera. Të rriturit dhe fëmijët nga 11 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 gramë kripë në ditë ose ndryshe një lugë gjelle. Për fëmijët 1-3 vjeç nuk rekomandohet më shumë se 2 gramë në ditë, 3 gramë për ata 4-6 vjeç dhe 7-10 vjeç jo më tepër se 5 gramë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.