Jack Ma, shpejt mësues i anglishtes. Ngre edhe fondacionin me emrin e tij

Jack Ma, shpejt mësues i anglishtes. Ngre edhe fondacionin me emrin e tij


Personi më i pasur në Kinë, Jack Ma, po përgatitet të largohet nga Alibaba, kompania që ai bashkëthemeloi dhe ktheu në një forcë të jashtëzakonshme në tregtinë online.

Në një intervistë për Bloomberg, Ma thotë se po i kushton më shumë kohë dhe pasuri filantropisë, përmes një fondacioni me emrin e tij, me fokus edukimin. Kjo nismë e bën të ngjashëm atë me Bill Gates.

Lexoni: Si e ndërtoi Jack Ma gjigantin e internetit?

Ndonëse dha dorëheqjen si CEO në vitin 2013, ish mësuesi i anglishtes ka mbetur fytyra publike e kompanisë. Alibaba, e ndërtuar 20 vite më parë ka një vlerë tregu mbi 400 miliardë dollarë. Interesat e kompanisë janë shtrisë tashmë nga tregtia online, procesimi cloud dhe pagesat online tek prodhimi i filmave të Hollywood.

Për Bloomberg, ai thotë se, “Ka shumë gjëra që mund të mësoj nga Bill Gates. Unë nuk mund të jem kurrë aq i pasur, por një gjë që mund ta bëj më mirë është të tërhiqem më herët. Mendoj se një ditë, së shpejti, do t’i rikthehem mësimdhënies. Kjo është diçka që mund ta bëj shumë më mirë se sa të jem CEO i Alibaba”,

I pyetur nëse diçka e tillë mund të ndodhë këtë vit, miliarderi kinez u përgjigj duke buzëqeshur: “Do ta dini shumë shpejt. Kam përgatitur një Fondacion Jack Ma. Të gjitha këto gjëra i kam përgatitur prej 10 vjetësh”.

Lexoni: Pse miliarderi Masayoshi Son investoi për Jack Ma?

Ma u lind në Shtator 1964 në një familje muzikantësh tradicionalë në Hangzhou. Qyteti i lashtë u shndërrua në një nga qendrat botërore të teknologjisë së lartë edhe për faktin se Alibaba ndodhet atje.

Ai e nisi kompaninë Alibaba.com në vitin 1999, si një platformë business-to-business, mbështetur nga 60 mijë dollarë nga 18 bashkëthemelues.

Me disa marrëveshje të zgjuara dhe një investim nga SoftBank, platforma u shndërrua në gjigandin e sotëm të tregtisë online. Vitin e kaluar shpërndarja e pakove në një ditëarriti në 55 milionë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0