Jack Ma: Profili i një sipërmarrësi me dështime - Business Magazine Albania

Jack Ma: Profili i një sipërmarrësi me dështime


Njerëzit më të mëdhenj të historisë kanë pasur dështime. Sigurisht, ne i kujtojmë këta individë si histori suksesi, i trajtojmë këto histori si legjenda dhe ata individë i shohim si perëndi. Por secili prej tyre ka dështuar në mënyrë të përsëritur, madje edhe më shumë se sukseset e kombinuara të të gjithë njerëzimit.

Me anë të dështimit këta individë ishin në gjendje të mësonin, të rriteshin dhe në fund të kishin sukses. Ne e dimë këtë për veten, por edhe si të mësojmë të pranojnë vetë dështimet tona, ndonjëherë ne harrojme se edhe njerëzit më të suksesshëm në botë kanë pasur një bollëk të dështimit.

Heronjtë tanë duhet të mbahen në të njëjtin standard si perënditë e lashta greke: të mrekullueshëm, por jo të pagabueshëm. Dështimi është një ushtrim modest, si për vëzhguesit edhe të vëzhguarit. Por të mësuarit është një proçes modest. Pasi ne e kuptojmë se heronjtë tanë janë ashtu si ne, ne mund të shqyrtojmë se si dështimi i ka drejtuar te suksesi. Kështuqë, kam filluar grumbullimin e historive të deshtimit të njerëzve të suksesshëm, si një kujtesë që në qoftë se ju jeni duke bërë gabime dhe jeni duke mësuar prej tyre, ju në të vërtetë jeni në rrugën e suksesit.

Jack Ma nuk ka asnjë nga karakteristikat që ju mund t’i gjeni te një sipërmarrës tipik interneti. Ai nuk është rritur me kompjuter në shtëpinë e tij, nuk ka ndjekur ndonjë shkollë të Ivy League, si dhe jeton një gjysmë botë larg nga Silicon Valley. Megjithatë, ai është themelues dhe kryetar i grupit tepër të suksesshëm “Alibaba” dhe një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai është ndoshta kandidati me më pak gjasa për arritjet e tij, dhe ofron një shembull të shkëlqyer se si dështimi mund të jetë përbërës thelbësor për suksesin. Aq shumë në fakt, sa pseudonimi i tij është “Crazy Jack’’ për markën e tij të suksesit.

Ma lindi në vitin 1964 në qytetin kinez të Hangzhou. Vetëm disa vjet më vonë, prindërit e tij u gjendën në situatë të vështirë pasi profesioni i tyre si tregimtarë tradicionalë muzikorë, u ndalua gjatë Revolucionit Kulturor të Mao Ce Dunit. Kjo ishte një periudhë në të cilën qeveria kineze u përpoq ta izolonte Kinën nga Perëndimi, por Ma ishte i hipnotizuar nga idetë e kësaj bote. Ai kaloi vështirësi në shkollë, sidomos në matematikë në një kohë kur Kina po i kushtonte rëndësi aftësive matematikore mbi çdo gjë tjetër. Ai donte të mësonte mbi globalizimin, por qeveria dhe shkollat kishin pak interes mbi këtë fushë studimi. Kështu Ma e hodhi vështrimin diku tjetër për shkollimin. Duke filluar nga mosha 12 vjeç, ai do të shkonte çdo ditë me biçiklete në hotelin më të madh në provincën e tij për të folur anglisht me turistët e huaj. Nuk zhvilloi vetëm aftësitë gjuhësore, por edhe një perspektivë më të gjerë kulturore shumë më shumë se shumica e miqve të tij të fëmijërisë. Kjo vazhdoi për tetë vjet, deri sa Ma ishte 20 vjeç, dhe eksperienca i dha atij më shumë nga një perspektivë globale se shumica e qytetarëve kinezë. “Këto tetë vjet më ndryshuan thellësisht. U bëra më i globalizuar se shumica e kinezëve. Ajo që vizitorët e huaj më thonin ishte e ndryshme nga ajo që mësoja nga mësuesit dhe librat e mi.”

Me pak para dhe asnjë shans për të vazhduar biznesin e familjes, Ma e dinte se arsimimi ishte opsion i tij i vetëm. Por kolegji kërkonte kalimin e një provimi pranues dhe duke qenë keq në matematikë kjo ishte e pamundur. Në përpjekjen e tij të parë ai mori 1 pikë nga 120 pikë të mundshme në pjesën e matematikës në provim. Në përpjekjen e tij të dytë ai dështoi përsëri, mezi kaloi në përpjekjen e tij të tretë, gjë që e lejoi të regjistrohet ne Institutin më pak prestigjioz të Mësuesisë Hangzhou. Pas diplomimit, donte t’i hynte fushës së biznesit, por u refuzua për më shumë se një dyzinë pozicionesh, duke përfshirë edhe një rol në Kentucky Fried Chicken, ku të gjithë 24 kandidatët e tjerë u pranuan. Në fund të fundit ai fitoi një punë si mësues anglishtjeje në një universitet lokal, një rol në të cilën ai shkëlqeu për shumë vite.

Ma vizitoi një mik në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995 dhe për herë të parë në jetën e tij u bë me kompjuter dhe internet në shtëpi. Ai vizitoi portalin Yahoo! dhe kërkoi fjalët kyçe “birrë” dhe “Kinë”, por nuk mori asnjë rezultat. Mrekullisht, Ma e pa këtë si një mundësi për të krijuar një biznes. Ai inshte një individ që mezi kishte kaluar në kolegj, kishte dështuar në shumicën e asaj që kishte bërë deri më sot, puna e vetme e vërtetë e tij ishte mësues i anglishtes dhe përkthyes, si dhe nuk dinte asgjë për kompjuterat apo e-emailin dhe internetin. Megjithatë, reagimi i tij i parë në internet ishtë që të mendonte se ai mund të shtonte diçka për të. Dhe kjo nuk ishte diçka e vogël: ai e pa një nevojë për të ndihmuar Kinën të ishte pjesë e një revolucioni të teknologjisë globale.

Ma nuk gjente asnjë arsye përse të mos ishte një ndër kandidatët për të përmbushur këtë nevojë. Kështu me një mijë dollarë ai filloi China Pages, një listë në internet të kompanive kineze. Kjo i mundësoi atij një pozicion pune për qeverinë kineze me praninë e tyre të re në internet. Por, pas vetëm disa vitesh të tjera, ai u largua në vitin 1999 për të realizuar ambiciet e tij më të mëdha. Ai ftoi shumë miq në banesën e tij dhe ngriti idenë e tij të themelimit të një faqe online tregtare kineze. Ai mblodhi mbi $ 60,000 atë natë dhe kështu lindi sajti Alibaba.

 

Kush është i gatshëm të vazhdojë dështim pas dështimi, të kapërcejë të gjitha pengesat,të injorojë rrezikun e paparashikuar, dhe t’i bëjë këto me një buzëqeshje? Ai është nganjëherë personi tek i cili më së paku besojmë, një me pjesë të barabartë injorance, qëndrim pozitiv, dhe vullnet te mirë. Kështu mund ta përshkruajme Jack Ma dhe ata që ai më së shumti i admiron. Ma nuk ndjek sërën e teknologëve, të tille si Bill Gates apo Steve Jobs. As gurutë e biznesit si Richard Branson apo Warren Buffett. Ma është një lloj tjetër mendimtari dhe lideri. Ju nuk do ta gjeni mentorin e tij në faqet e librave të famshëm; modeli i tij është Forrest Gump.

Nga të gjitha personazhet që gjente frymëzim, Ma zgjedhoi kandidatin më pak të pritshëm. Forest Gump është një karakter i thjeshtë, ai e sheh botën thjesht, por krahëhapur. Shumë pak gjëra e shqetesojnë atë; akoma dhe më pak e trondisin atë. Ai qëndron pozitiv dhe i vërtetë në karakterit e tij. I thjeshtë, por me energji, vendosmëri, dhe një busull të fortë morale që në mënyrë të pashmangshme çon drejt suksesit, edhe pse në dukje nga aksidental! Ky është Jack Ma.Gruaja e Jackut flet për të në të njëjtën mënyrë që dikush do të fliste për Forrest Gump: “Ma Yun nuk është një burrë i pashëm, por unë u dashurova me të, sepse ai mund të bëjë shumë gjëra që burrat e pashëm nuk mund t’i bëjnë.”

Në një fjalim të dhënë për ekipin e tij në vitin e parë Alibaba-së, ai u shpreh: “Amerikanët janë të fortë në hardware dhe sisteme. Por për informacionin dhe softwaret, truri i kinezeve është po aq i mirë sa edhe i atyrea. Kjo është arsyeja që ne guxojmë të konkurrojmë me amerikanët. Në qoftë se ne jemi një ekip i mirë dhe e dimë se çfarë duam të bëjmë, njëri prej nesh mund të mundë shumë prej tyre.”

Historia e Alibaba-së ka qenë një zgjerim i vazhdueshëm me gatishmërinë për t’u zhytur në tregje të reja. Ashtu si ambicia e Jack Ma për veten e tij, edhe për Alibaban nuk ka asgjë të pamundur. Alibaba filloi thjesht, si një vend ku eksportuesit postonin ofertat e tyre të produkteve për blerësit e huaj. Menjëherë pas kësaj, filloi 1688.com për transaksionet e brendshme me shumicë. Në vitin 2003 Taobao nisi rrugëtimin e saj, si një faqe konsumatori për konsumatorin, e ngjashme me eBay, e cila në fakt u ndesh ballë për ballë me eBay në Kinë dhe fitoi. Duke shtuar kështu një sistem të përpunimit të pagesave, sistemin bankar, një platformë “cloud”, një flash për shitjet, si dhe një sistem operativ mobile, në mesin e shumë të tjerave. Nuk është befasi që Alibaba ka një vlerë mbi 180 miliardë $. Jack Ma ka ngritur një pasuri miliarda dollarëshe, por ky nuk ishte qëllimi i tij drejt suksesit.

Sigurisht, për aq shumë suksese që Alibaba ka pasur, ka kaluar edhe dështime. “Unë e quaj Aliababan “1.001 gabimet”. U zgjeruam shumë shpejt dhe pastaj u detyruam të bënim pushime nga puna….Deri në vitin 2002 kemi pasur të holla të mjaftueshme vetëm për të mbijetuar për 18 muaj. Ne nuk e dinim si mund të fitonim para.” Por ndoshta vetëm një karakter si Ma mund ta bëntë këtë me një qëndrim të palëkundur pozitiv.

Atij i pëlqen të thotë që “në qoftë se ju nuk hiqni dorë, ju ende keni një shans.” Ai e di se shanset janë kundër tij, dhe shumë e mendojnë si të çmendur për të marrë përsipër sfidat e tij prandaj dhe e quajnë Crazy Jack. Në fakt, ai ka thënë se shpreson që të “qëndrojë i çmendur për 30 vitet e ardhshme.”

Për Ma, jeta është vërtet vetëm një kuti me çokollata.

 

/Jeff Stibel, zv/President i Dun & Bradstreet, marrë nga profili i tij në LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0