Për të marrë këto përgjigje nuk ka nevojë të jesh një ekspert i teknologjisë, pasi përgjigjet i kemi rreth vetes në çdo moment. Teksa telefoni u shpik për të zvogëluar distancat mes njerëzve, ai vuri një mur të madh mes atyre që janë në të njëjtën dhomë. Të zhytur në botën e internetit e të lajmeve pafund që servir ai, harrojmë që mbi të gjitha jemi njerëz, e kemi përreth njerëz që na duan e që kanë nevojë për vëmendjen tonë. Por, kjo nuk vlen vetëm për adoleshentët, pasi shpesh hasim tema të ndryshme: “Ndikimi negativ i tenologjisë tek adoleshentët”. Sot kushdo e gjen veten në botën e internetit, pasi kjo botë kaq gjigande ka hapësirë për të gjithë. Nëse teknologjia dhe interneti na kanë lehtësuar jetën, në një farë mënyrë edhe na e kanë vështirësuar atë.
- Është shtuar informacioni, por është rritur dembelizmi. Sot shumë pak të rinj i has në ambientet e bibliotekave, të gjithë ushqehen me “ushqimin” e gatshëm që servir interneti.
- Një drekë, darkë me familjen apo shoqërinë shpesh nuk shijohet ashtu siç duhet. Fokusi është “të bëjmë foto të bukura dhe të shpërndajmë në rrjetet sociale” dhe zinxhiri vazhdon duke u fokusuar tek “like” që do të marrë kjo foto.
- Një problem që po bëhet edhe më shqetësues është edhe shtrembërimi i gjuhës. Përdoren shkurtime në vend të fjalëve: flm për faleminderit, klm për kalofsh mirë e shumë të tjera të tilla, krahas shprehive me emojy.
Lexo: Këshilla: Si të mbani të sigurta paratë tuaja në internet
Të prekur nga “virusi teknologji dhe internet” janë edhe fëmijët.

- Një pikëyetje e madhe që ngre tek prindërit teknologjia, lidhet me sigurinë dhe kontrollin e informacionit.
- Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit.
- Varësia mund të manifestojë në vetvete një sërë simptomash, që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve.
Por, përtej asaj që e konsiderojmë negative, interneti dhe teknologjia kanë edhe benifitet e tyre:
- Lehtësojnë zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë nga fëmijët.
- Ndihmon të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë.
- Ndikojnë në zhvillimin e prespektivave për çështje të ndryshme ofrojnë mundësinë e shkëmbimit të ideve.
- Motivon fëmijët të bëhen e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të shprehurit.
Teknologjia ka arritur përmasa dhe dimensione të pallogaritshme, duke u futur në çdo pjesë të jetës sonë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.