Ja shakatë e "vërteta" të 1 Prillit të këtyre kompanive! - Business Magazine Albania

Ja shakatë e “vërteta” të 1 Prillit të këtyre kompanive!


1 prilli mund të jetë dita më e mirë e vitit, ose më e keqja. Çdo vit, brandet dhe kompanitë thonë gënjeshtrën e tyre për të parë se cila “ia kalon” tjetrës.

Kompanitë e teknologjisë janë zakonisht pjesëmarrëset më të mëdha dhe më të sofistikuara në ditën e 1 Prillit. Por ndonjëherë, lajmet që ndodhin në ditën e gënjeshtrave nuk janë një shaka, por të vërteta dhe të shkëlqyera.

Ja herët gjatë të cilave kompanitë e teknologjisë e kishin shumë seriozisht me ne ditën e 1 Prillit!

 

Apple

Ja-shakatë-e-vërteta-të-1-Prillit-të-këtyre-kompanive-businessmag

E themeluar më 1 Prill, 1976 nga Steve Wozniak, Steve Jobs dhe Ronald Wayne, Apple Computer pa dyshim që nuk ishte një shaka.

Idea pas kompanisë ishte që të shiste pjesë për kompjutera perosnalë. Së bashku me një tabelë rrethore të bashkangjitur me çipe të klasifikuar të kompjuterave, përdoruesit mund të ndërtonin kompjuterat e tyre duke kombinuar tabelën me një kuti, kordonin e energjisë elektrike dhe një monitor televizori.

Një vit më pas, kompania filloi të shiste makineri të para montuara, the Apple II. The Apple II ishte një nga mikrokompjuterat e parë të prodhuar për masën dhe ndihmoi në inicimin e revolucionit të kompjuterave personalë.

40 vjet pas themelimit të saj, Apple është një nga kompanitë më të pasura dhe më të vlefshme në botë me një çmim tregu mbi 600 miliardë $.

 

Gmail

Ja-shakatë-e-vërteta-të-1-Prillit-të-këtyre-kompanive-businessmag

Më 1 Prill 2004, Google lajmëroi versionin beta të Gmail, shërbimin e saj të ri të bazuar në web që u ofronte përdoruesve 1 GB memorie dhe kërkim super të shpejtë. Dhe ishte falas.

Në një epokë kur llogaria webmail Hotamil ose Yahoo u ofronte përdoruesve më pak se 25 MB memorie, shtypi i teknologjisë e përcolli menjëherë “lajmin” si një shaka. Pas të gjithave, nuk kishte mundësi të ishte një produkt i vërtetë!

Por doli i vërtetë. 12 vite më pas, Gmail është webmail lider dhe ishte vetëm fillimi i “bastisjes” së Google në projekte kërkimore. Google Docs, Google Talk, Google Maps, Google Chrome dhe shumë e shumë produktet të tjera të Google kanë pasuar gjatë viteve që vijuan.

Por edhe pse Google nuk ishte një shaka, kjo nuk do të thotë se kompanisë nuk i pëlqen të bëjë “lojra” në përvjetorin e saj.

 

Butonat “Dash” tё Amazon

Ja-shakatë-e-vërteta-të-1-Prillit-të-këtyre-kompanive-businessmag

Edhe pse teknikisht u lançua më 31 Mars, 2015, butonat Amazon Dash na bënë të mendonim se produkti nuk ishte asgjë tjetër veçse një shaka e 1 Prillit.

Me anë të butonave Dash mund të porositej një produkt shtëpiak kur nevojitej, dhe për këtë mjaftonte vetëm një porosi me anë të një shtypje të butonit të Amazon.

Pra, nuk ishte një shaka. Dhe Amazon është prononçuar atëherë duke thënë se “në fakt është e vërtetë.”

Në fakt, një vit pas lançimit, Amazon ka më shumë se një 100 butona të markës Dash për çdo gjë duke filluar nga Doritos te detergjenti i lavastoviljes e deri te prezervativët.

Dhe pavarësisht avantazheve butonat Dash kanë disa probleme, pasi ju duhet të prsini disa ditë për shpërndarjen e produktit në shtëpitë tuaja, që do të thotë se ju duhet të porosisni produktet kur ato fillojnë të konsumohen (dhe jo në momentin që ato kanë mbaruar përfundimisht).

 

/Shkruar nga Christina Warren dhe publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0