Ja sesi të jeni versioni më i mirë i vetes tuaj në punë

Ja sesi të jeni versioni më i mirë i vetes tuaj në punë


Të qenit versioni më i mirë i vetes në punë është aq e lehtë sa 1,2,3

Edhe nëse qëllimet  tuaja për vitin e ri nuk janë më në mendjen tuaj, vazhdoni t’i jepni përparësi kujdesit për veten gjatë gjithë vitit 2020.

Business Mag sjell për ju një artikull të shkruar për Inc, nga Michael Kurland, CEO i Branded Group.

Tani që dy muajt e parë të vitit kaluan, mund të jetë sfiduese të këmbëngulni në arritjen e qëllimeve që vendosët për këtë vit. Motivimi për të realizuar qëllimet tona mund të zbehet nga rutina e përditshme. Megjithatë nëse vërtet dëshironi të bëni ndryshime pozitive dhe të përqendroheni tek shprehja “New year, new you”, duhet të vlerësoni veten tuaj personalisht dhe profesionalisht.

Si udhëheqës, kjo praktikë duhet aplikuar edhe në organizatat ku punojmë:

Çfarë mund të bëjmë ndryshe apo më mirë për t’i mbajtur punonjësit tanë të përfshirë, produktivë dhe besnikë?

Si mund t’i ndihmojmë ata të arrijnë qëllimet që kanë në karrierë?

Çfarë mund të bëjmë për të promovuar balancën punë-jetë?

Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë qelizën kryesore që i jep jetë biznesit tonë: klientët tanë.

Si mund t’u shërbejmë më mirë atyre dhe nevojave të tyre?

Si mund të shtojmë vlera duke qenë partnerë të besueshëm?

Këto pyetje apo çfarë është më e rëndësishmja, përgjigjet e tyre përkatëse, janë secila të vlefshme për CEO-t e çdo lloj organizate. S’ka rëndësi zgjidhja, klientët apo shitësit, skuadra juaj do t’ju konsiderojë si shembull për t’i udhëhequr.

Një vit i ri do të thotë qëllime të reja

Kompania ime udhëhiqet nga një qëllim i qartë: “Be Better”. Kjo frazë e shkurtër, ka mundësuar komunikimin tonë në marketing dhe kemi arritur në krijimin e hashtagut #BeBetter. Skuadra jonë e ndjen vërtet këtë dhe vazhdimisht kërkon mënyra për t’i bërë gjërat më mirë, për veten, të tjerët, klientët dhe partnerët tanë.

Këtë vit, kur i kërkova skuadrës time ekzekutive të zhvillojnë qëllimet e tyre për 2020, unë i kërkova të shkruajnë një histori të shkurtër se çfarë do të thoshte slogani ynë zyrtar për ta. Secili prej tyre ndau hsitoritë e tyre me mua, gjë që i bëri të kërkonin të njëjtën gjë prej stafit për të cilin janë përgjegjës. Të pajisur me një listë qëllimesh dhe dëshirash nga historitë “Be Better”, organizata jonë është e përgatitur për vitin e ri si personalisht edhe profesionalisht.

Lexoni: Për të qenë më të lumtur në punë, investoni më shumë në marrëdhëniet tuaja

Punonjësit e ditëve të sotme janë duke kërkuar për organizata që janë autentike dhe kanë qëllime të qarta. Këto gjëra, së bashku me aktivitetet e tjera vetë-reflektuese, mund të ndryshojnë potencialin sesi skuadra juaj do të mendojë rreth orarit të tyre 9-5. Kur theksohet mirëqenia personale dhe profesionale, punonjësit do të qëndrojnë të angazhuar dhe produktivë.

Kujdesi për veten nuk është diçka egoiste

Kur themelohet një kompani, është tipike që sipërmarrësit të kenë për të bërë shumë detyra. Derisa kompania të konsolidohet me ekipin dhe vendin ku do të zhvillojë aktivitetin, shumë biznesmenë kalojnë orë të gjata në punë. Javët 100 orëshe në punë janë një tregues i mundit dhe djersës që keni investuar në biznesin tuaj.

Sidoqoftë, duke shpenzuar të gjithë kohën për ta bërë biznesin tuaj fitimprurës, juve nuk ju mbetet kohë për të festuar arritjet tuaja. Kjo mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj. Të vendosësh kujdesin për veten në listën e gjërave që duhet të bëni çdo ditë është thelbësore për jetëgjatësinë tuaj dhe të biznesit tuaj.

Këtë vit, së bashku me praktikat e mia të rregullta të shëndetit, mirëqenies, meditimit, çiklizmit dhe jogës, mora vendimin të jem më i pranishëm. Kjo përfshin të harxhoj më shumë kohë në punë, me miqtë dhe familjen. Ky ndryshim në mendësi, na ofron më shumë kohë për t’u fokusuar në gjërat që kanë vërtet rëndësi. Frymëzuar  nga podcast-i dhe libri i Deepa Chopra, “Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit”, kam qenë në gjendje të kuptoj balancën mes punës dhe jetës, brenda një nate.

 Bëjeni të dukshme mirëqenien

Për më tepër, qëllimi im për mirëqenien personale ka rezultuar në marrjen e iniciativave të ndryshme, që ka marrë skuadra ime për të pasur një jetë të shëndetshme.

Së fundi, ne lançuam një “mur mirëqenieje” në zyrën tonë, ku punonjësit shkruajtën qëllimet e tyre personale dhe profesionale. Përveç publikimit të tyre dhe bërjes së njohur të përgjegjësive, kjo u ka dhënë atyre një skuadër mbështetëse, e cila i ndihmon të arrijnë qëllimet e tyre.

Si CEO dhe sipërmarrës të zënë, është e lehtë të qëndroni në modalitetin “hair on fire” pasi bëni gjithçka që mundeni për të rritur biznesin tuaj, për të kënaqur klientët tuaj dhe për të krijuar një vend pune tërheqës për ekipin tuaj. Sidoqoftë, ky ritëm nuk është i qëndrueshëm dhe për më tepër, jep një shembull të keq për punonjësit tuaj që mund të ndihen se duhet të vazhdojnë punën e tyre. Me vendosjen e proceseve të sakta dhe delegimin e detyrave tek anëtarët e besueshëm të ekipit, drejtuesit e biznesit mund të largohen nga operacionet e përditshme të biznesit dhe të përqendrohen në rritjen strategjike afatgjatë të kompanisë. Për më tepër, të dini që ekipi juaj nuk ka më nevojë aq shumë për prezencën tuaj fizike, ju lejon të merrni kohën e nevojshme për t’u kujdesur për veten, pa u ndier fajtorë.

Ndërkohë që 1 janari është një kohë e shkëlqyer për të rivlerësuar jetën tuaj personale dhe profesionale, kujdesi i vazhdueshëm për veten është një domosdoshmëri në botën e sotme plot shqetësime. Marrja e kohës për të nuhatur trëndafilat dhe lejimi i ekipit tuaj të bëjë të njëjtën gjë, do t’u mundësojë atyre të shijojnë frytet e punës së tyre.

Michael Kurland lançoi Branded Group në vitin 2014, duke shndërruar industrinë e menaxhimit me vizionin e tij në #BeBetter.

Inc

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0