Mark Cuban, sipërmarrësi me një pasuri prej 9.2 miliardë dollarësh, ka një këshillë të drejtpërdrejtë për këdo që kërkon punë: nëse keni aftësi në Inteligjencën Artificiale, aplikoni në kompani të vogla ose të mesme, jo në korporata të mëdha.
Cuban, 67 vjeç, tha se në një kompani të madhe aftësitë tuaja për të përdorur AI humbin në sfond, sepse departamentet e mëdha të IT-së kanë tashmë specialistë të trajnuar mirë. Përkundrazi, bizneset e vogla zakonisht “nuk kanë atë thellësi”, mungesë burimesh, mungesë ekspertize teknike dhe mungesë fleksibiliteti për të zhvilluar projekte të reja. Pikërisht këtu hyjnë të rinjtë me aftësi në AI.
Kompanitë e vogla drejtohen zakonisht me frymë sipërmarrëse dhe nuk kanë mundësi të mbajnë njerëz vetëm për kërkime. Punësimi i një të diplomuari të ri për projekte të AI-së është i leverdisshëm për ta dhe u jep rezultate të menjëhershme. Sipas Cuban-it, puna në një biznes të vogël apo të mesëm u jep talenteve të reja mundësi të krijojnë impakt të vërtetë dhe të ndërtojnë karrierën, njësoj si brezi i parë i punonjësve që sollën internetin në kompanitë amerikane. Ashtu si në ditët e para të internetit, kompanitë punësonin të rinj që e kuptonin teknologjinë dhe mund ta zbatonin menjëherë. Edhe sot, bizneset e vogla duhet të konkurrojnë ndryshe.
Lexo edhe:Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës
U them fëmijëve të mi, ashtu si çdo të riu: do të ketë dy lloje kompanish, ato që janë të mira në AI dhe ato që dikur ishin në biznes.
Ai i këshillon të mësojnë sa më shumë rreth AI-së, sidomos si të zbatohet në punë.
Ndërkohë, shumica e kompanive ende nuk kanë parë rezultate konkrete nga investimet në Inteligjencën Artificiale. Sipas një raporti të Institutit të Teknologjisë të Massachusettsit (MIT) më herët këtë vit, 95% e bizneseve nuk kanë gjeneruar ende kthim të matshëm nga investimet në IA.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.