Ja sa orë punë në javë duhet të punoni sipas shkencës! - Business Magazine Albania

Ja sa orë punë në javë duhet të punoni sipas shkencës!


Çfarë thotë studimi

Organizata të ndryshme dhe kërkuesë të pavarur kanë vëzhguar efektet fizike, mendore, emocionale dhe sociale të punës përtej standardit prej 40 orëve në javë. Gjetjet më të rëndësishmë ishin këto:

• Puna më shumë se 10 orë në ditë shoqërohet me një rritje 60% të riskut të sëmundjeve kardiovaskulare
• 10% e atyre që punojnë 50-60 orë raportojnë probleme me marrëdhënien; përqindja rritet në 30% për ata që punojnë më shumë se 60 orë
• Puna më shumë se 40 orë nё javë është e shoqëruar me rritje të konsumit të alkolit dhe cigares, gjithashtu edhe shtim jo të shëndetshëm në peshë te meshkujt dhe depresion te femrat

• Pas 50 orëve në javë ka pak punë produktive
• Në kompani me kohë pune jashtë orarit normale, vetëm 23% kishin norma mungesash mbi 9%. Në kompani me kohë pune jashtë orarit në nivele të larta, 54% kishin norma mungesash mbi 9%.
• Individët që punojnë 11 orë ose më shumë kanë një risk më të madh për depresion
• Norma e lëndimeve rritet ndërsa rriten edhe orët e punës. Ata që punojnë 60 orë në javë kanë 23% më shumë rrezik lëndimesh
• Në industritë e prodhimit, një rritje në 10 % në kohën e punës shfaqte një rritje me 2.4% në produktivitet
• Në punët e zyrave, produktiviteti zvogëlohet me 25% kur punonjësit punojnë 60 orë ose më shumë
• Shumë prej problemeve të mësipërme lidhen me stresin, i cili lidhet me ekuilibrin hormonal. Stresi rrit nivelin e kortizolit, i cili çregullon gjumin, oreksin, presionin e gjakut, funksionet e sistemit imunitar, memorien, humorin e më shumë.

Kërkimi tregon se shumica e punonjësve në SHBA aktualisht punojnë deri në pikën kur problemet mund të fillojnë nga momenti në moment. Shkenca thotë se nuk do të fitosh shumë, për të mos thënë asgjë, nëse punon më shumë se një apo dy orë punë më shumë në ditë. Mos puno më shumë se 50 orë në javë nëse vlerëson shëndetin tënd, lumturinë dhe lidhjen me të tjerët.

 

/Shkruar Tom Popomaronis dhe publikuar nga Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0